19 Prill 2024

Rotary Club inauguron bibliotekën në shkollën “Pavarësia”

Prishtinë, 16 maj - Rotary Club Prishtina përkrahur nga “Kosovision” dhe “American School of Kosova”, kanë bërë sot inaugurimin e bibliotekës të cilën e kanë krijuar në shkollën “Pavarësia”, në lagjen Mati 1, në Prishtinë.

Kjo bibliotekë është pajisur me pothuajse të gjithë lekturën e nevojshme shkollore që nga klasa e I-rë deri tek klasa e IX.

Drejtori i shkollës “Pavarësia”, z. Shefki Rusinovci, gjatë inaugurimit të bibliotekës tha “Libri eshte pasuria me e madhe per nxenesit dhe leximi eshte ushqim per trurin e femijeve. Prandaj dashamiret e dijes dhe leximit i falenderoj shume per ndihmen e dhene, ngase kjo veper eshte me rendesi shume te madhe, per keta nxenes. Deshiroj qe ne emer te shkolles te falenderoj Rotary Club Prishtinen, Shkollen Amerikane ne Kosove dhe Kosovision per ndihmen e dhene.

Me këtë rast në një fjalim para të pranishmëve Presidenti i Rotary Club Prishtine, z. Ekrem Tahiri tha se “Rotary Club Prishtina i kushton rendesi te veçant edukimit dhe zhvillimit te brezit te ri sepse femijet jane pasuria jone me e vlefshme dhe krijimi i kushteve per nje edukim dhe zhvillim te suksesshem te tyre eshte obligim i te gjithe neve. Duke u nisur nga ky fakt ne si klub kemi vendosur që të fillojmë me projekt per identifikimin e shkollave pa biblioteka me qellim te krijimit te tyre ne te ardhmen.

Sa i përket mbështetësve të cilët kontribuan për realizimin e këtij projekti z. Tahiri tha “Kur jemi te realizimi i këtij projekti kaq domethënës per keta femije më duhet të falënderoj anëtarët e Klubit Rotary Prishtina ne radhe të parë, Kosovision dhe American School of Kosova pa të cilët nuk do të ishte i mundur realizimi i këtij projekti dhe uroj që edhe për projektet tjera do të kemi sa më shumë mbështetës. Ndërkaq për fund Presidenti i RCP z. Ekrem Tahiri pati edhe një mesazh për fëmijët e kësaj shkolle “Lexoni  sa me shume libra, se kështu do të pasuroni mendjen tuaj në radhë të parë dhe me vone do t’i ndihmoni zhvillimit te vendit tuaj”.

Prerja e shiritit u be prej Z. Naim Kadolli nga “Kosovision”dhe Z. Ekrem Tahiri nga RCPrishtina.

Ne fund, nxenesit e klases V1, te kesaj shkolle, me mesuese Arta Ramabaja, dhane nje program kulturor-artistik para te pranishmeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)