28 Mars 2024

Rektori Sahiti premtoi bashkëpunim të ngushtë rektorët e universiteteve tjera

Prishtinë, 6 tetor - Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, prof. dr. Naser Sahiti, ka pritur sot në takim rektorët e universiteteve publike të Kosovës.

Në këtë takim, i cili u mbajt në Rektoratin e UP-së, u diskutua rreth fillimit të vitit të ri akademik, si dhe sfidave të implementimit të mësimit të kombinuar te këto universitete.

Rektori i UP-së, prof. dr. Naser Sahiti, falënderoi rektorët për vizitën si dhe premtoi bashkëpunim të ngushtë në kuadër të konferencës së rektorëve.

“Jam i nderuar për këtë vizitë që ma keni bërë. Shfrytëzoj rastin që, në emër të UP-së, t’ju ofroj bashkëpunim të plotë. UP-ja është e gatshme ta vazhdojë bashkëpunimin me çdo universitet, në funksion të përmirësimit të cilësisë së zhvillimit të këtyre universiteteve,” ka thënë rektori Sahiti. Ai shtoi se pret që sa më shpejt të mbahet një konferencë e rektorëve, për të disktuar rreth shumë çështjeve me rëndësi për arsimin e lartë.

Fjalën e mori edhe kryetari i Konferencës së Rektorëve të Universiteteve Publike të Kosovës, njëherësh rektor i Universitetit “Kadri Zeka”, prof. dr. Bajram Kosumi, i cili ia uroi Sahitit pranimin e detyrës së rektorit të UP-së, ndërkaq theksoi se arsimi duhet të jetë prioritet i shoqërisë shqiptare, ashtu siç në kohën e robërisë ishte politika.

“UP-ja ka një histori të gjatë dhe të bujshme dhe prej saj kemi dalë të gjithë ne. Gjithashtu dhe universitetet tjera kanë dalë prej UP-së. Jemi universitete të ndryshme por në konferencën e rektorëve konsiderohemi të njëjtë,” theksoi rektori Kosumi.

Pranimin e detyrës se të parit të UP-së, rektor Sahitit ia uruan në gjatë takimit edhe rektorët e universiteteve të tjera, të pranishëm në këtë takim.
-- 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)