28 Mars 2024

Rektori i Universitetet të Vlorës vizitoi UBT-në

Prishtinë, 6 dhjetor - Rektori i Universitetit të Vlorës Prof. Dr. Albert Qari qëndroi për  një vizitë në Kosovë, me ftesë të Universitetit për Biznes dhe Teknologji (UBT).

Në vizitën dhe takimet e njëpasnjëshme me Presidentin  e UBT-së, Dr. Hajrizin, Qari u njoh me zhvillimet në këtë universitet, me theks të veçantë me punën që bëhet në të gjitha fakultete dhe gjatë takimeve u bisedua për  bashkëpunimin ndëruniversitar.

Më konkretisht,  Dr. Hajrizi e ka njoftuar atë lidhur me zhvillimet e përgjithshme për institucionin që e drejton, UBT-në, dhe kanë gjetur mirëkuptimin që në një të ardhme të afërt për të shtrirë bashkëpunimin në një varg fushash akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

Po ashtu Qari  zhvilloi  edhe një ligjëratë para  studentëve  të nivelit Mastar të Fakultetit  Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi të UBT-së.

UBT  ka marrëveshje bashkëpunimi me një varg kompani, institucione shkencore dhe universitare edhe në Republikën e Shqipërisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)