09 Gusht 2020

Rektor i ri i UP-së zgjidhet Ibrahim Gashi

Prishtinë, 30 korrik - Këshilli Drejtues i Universiteti të Prishtinës e ka zgjedhur, Ibrahim Gashin rektor të ri të Universitetit të Prishtinës. Ai është zgjedhur unanimisht nga anëtarët e Këshilli Drejtues i UP-së.

Këshillit sot ka intervistuar pesë kandidatë që kanë konkurruar.

Në garë për këtë vend kishin konkurruar përveç Ibrahim Gashit edhe Berim Ramosaj, Naser Zabeli, Avdullah Zejnullahu dhe Isa Elezaj.

Nga lista për postin e rektorit janë eliminuar dy kandidatë: Valon Murtezaj dhe Fadil Maloku me arsyetimin se nuk e kanë pasur të kompletuar dokumentacionin që kërkohej me konkurs

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 Gusht 2020

- Qendra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës organizon Tubimin e parë interaktiv virtual me Kryeministrin e katërt të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, për të diskutuar situatën aktuale politike në Republikën e Kosovës dhe rolin që mund të luajnë shqiptaro-amerikanët dhe shqiptaro-kanadezët në zgjedhjet e ardhshme. (Virtualisht në Zoom:  https://bit.ly/LVVShBAAug9, 13:00)