28 Janar 2021

Rekomandohet një orë mësimore për sensibilizimin ndaj dhunës në familje

Gjilan, 245 dhjetor - Me rastin e hapjes së fushatës “16 ditë të aktivizmit kundër dhunës”, sot më 25 nëntor, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Gruas, Zyra për Barazi Gjinore në kuadër të Njësisë për të Drejtat e Njeriut, i ka rekomanduar Drejtorisë së Arsimit që në të gjitha shkollat e Komunës së Gjilanit, gjatë kësaj periudhe, një orë mësimi t’i kushtohet informimit – ndërgjegjësimit për dhunën në baza gjinore, ku gratë dhe vajzat tona, fatkeqësisht i gjejmë viktima të kësaj dhune.

Përkundër përpjekjeve të vazhdueshme të të gjitha institucioneve përgjegjëse për reagim të shpejtë ndaj thirrjeve emergjente për ndihmë në rastet e dhunës në familje, fatkeqësisht ende ka shumë nevojë të punohet në luftimin e këtij fenomeni.

Kosova ka adaptuar përvoja të mira të barazisë gjinore sa i përket anës ligjore, por zbatimi i tyre në praktikë vazhdon të mbetet ende një sfidë për shoqërinë e këtushme, me gjithë përparimet e dukshme që janë bërë në këtë drejtim.

Prandaj, është i domosdoshëm një ndërgjegjësim më i madh për ta raportuar dhunën, sikurse edhe një mbrojtje e plotë e viktimave e deri te ri-integrimi dhe rehabilitimi i tyre, sidomos në situatën aktuale me pandeminë, kur jemi të detyruar të mbyllemi të gjithë.

Para së gjithash, duhet të mendojmë mirë se në çfarë situate mund të gjenden ato gra të cilat rrinë mbyllur bashkë me abuzuesit e tyre të mundshëm, duke mos pasur zgjidhje tjera më të mira, thotë Lindita Salihu, zyrtare për barazi gjinore.

‘Për të avancuar të drejtat e grave si dhe për të parandaluar dhunën në familje, në nivelin maksimal të mundshëm, kërkohet angazhim më serioz i të gjithëve në mbrojtje të kësaj kategorie, duke insistuar në rend të parë në zbatimin me përpikëri të ligjeve të aplikueshme në vend’, thotë Salihu.

Përndryshe, pozita e vajzave dhe grave ende mbetet e rëndë, derisa ato, rrjedhimisht detyrohen të qëndrojnë në ambiente dhune, duke mos pasur zgjidhje më të mira dhe duke vazhduar së kërkuari drejtësi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 28 Dhjetor 2020

- Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ekrem Hysenaj do të mbaj konferencë për media, në të cilën do të prezantoj aktivitetet e zhvilluara, si dhe rezultatet e arritura të ATK-së gjatë vitit 2020. (Zyra qendrore e ATK-së, ora 10:00)

- KDI organizon konferencën për media ku do të shpaloset “Indeksi për Perceptimin e Korrupsionit” për vitin 2020 përgatitur nga Transparency International. (Zyret e KDI-së, ora 10:00)  

- Mbahet mbledhja e parë e rregullt për vitin 2021 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Shtëpia e Bardhë, ora 10:00)

- Promovohet libri “Krime serbe në Kosovë”, i autorit Çerçiz Loloçi. (Qendra Mediale të Kolegjit AAB, ora 11:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në prezantimin e pullës postare, dedikuar personelit shëndetësor që kanë humbur jetën gjatë ballafaqimit me COVID-19. (Ministria e Shëndetësisë, ora 11:00)

- Universiteti "Fehmi Agani" në Gjakovë organizon ngjarjen kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila këtë vit i është kushtuar albanologut austriak - hebre Norbert Jokl. (Ambientet e Fakultetit të Edukimit-Filologjisë në Gjakovë, ora 12:00)

- Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, merr pjesë në përurimi i fillimit të punimeve për ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë familjare në Strellc të Deçanit. (Strellc – Deçan, ora 12:30)

- Partia Socialdemokrate do të mbaj aktivitet afër Ministrisë së Shëndetësisë. (Afër Ministrisë së Shëndetësisë, ora 13:00)

- Kandidati për deputet i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, mban konferencën për medie. (Zyra e AAK-së, ora 13:00)

- Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj merrë pjesë në takimin në mbështetje të nominuarëve për deputet në Skenderaj. (Lokali 'Te Mixha' në fshatin - Polac, Skënderaj, ora 16:30)