25 Prill 2024

Qeveria për prioritet ka ngritjen e cilësisë së arsimit përmes sistemit dual arsimor

Prishtinë, 28 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur sot në takim Presidentin e R.I.T Kosova të Universitetit Amerikan në Kosovë, Kamal Shahrabi.

Shahrabi e uroi kryeministrin Kurti për detyrën e re, dhe shprehu interesim për punë të përbashkët për zhvillimin e vendit, veçanërisht në ngritjen e edukimit cilësor.

Ai tha se Kosova ka një potencial të madh për zhvillim dhe se R.I.T AUK do të bëjë përpjekje të vazhdueshme bashkërendimi me Qeverinë e re dhe misionin e saj për zhvillimin e një shoqërie të edukuar mirë e me ekspertizë të re.

Kryeministri Kurti e falënderoi z. Shahrabi për punën e deritanishme të stafit akademik të R.I.T AUK dhe e njoftoi atë me prioritetet e qeverisë së re.

Ai tha se krahas sundimit të ligjit, drejtësisë dhe antikorrupsionit që do e kthente besimin e qytetarëve në institucione, Qeveria e re për prioritet ka edhe ngritjen e cilësisë së arsimit nëpërmjet sistemit dual arsimor që do ta bëjë urëzimin e hendekut të shkathtësive duke e lidhur sistemin arsimor me tregun e punës.

Kështu do të zvogëlohej barra e bizneseve dhe do të lehtësohej punësimi i të rinjve dhe grave që e synojmë si qeveri, tha Kurti.

Në përfundim të takimit, kryeministri Kurti dhe z. Shahrabi u dakorduan ta shtojnë bashkëpunimin drejt projekteve konkrete që e ngrisin cilësinë në arsim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)