28 Mars 2024

Qeveria miratoi vendimin për ndarjen e parcelës për ndërtimin e kampusit të UKZ-se

Prishtinë, 15 dhjetor - Qeveria e Kosovës e drejtuar nga kryeministri  Ramush Haradinaj, në  mbledhjen e saj të rregullt,  ka miratuar tetë (8) projektligje dhe vendime tjera të fushës së përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Me këtë rast Qeveria e Kosovës, pas shqyrtimit të kërkesës për sigurimin e parcelës për ndërtimin e kampusit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, në përputhje me Planin Rregullues Urban të miratuar nga Kuvendi Komunal i Gjilanit në vitin 2013, ka miratuar  vendimin për ndarjen e parcelës për ndërtimin e kampusit të Universitetit  Publik “Kadri Zeka” në Gjilan. Sipas vendimit hapësira është 7.30 ha.

Këtij vendimi mjaft të rëndësishëm i janë gëzuar menaxhemnti, punëtorët dhe studentët e Universitetit Publik “Kadri Zeka”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)