05 Qershor 2020

Qeveria Gjermane mbështetë arsimin profesional me grant prej 7 milionë euro

Prishtinë, 13 maj - Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hykmete Bajrami dhe drejtori i Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW) për Kosovë dhe Maqedoni, René Eschemann, kanë nënshkruar sot marrëveshjen për realizimin e projektit “Fondi i Sfidave të Kosovës - Arsimi Profesional dhe Trajnimi”, në shumë prej 7 milionë euro, që është grant i Qeverisë Gjermane.

Ky grant ka për qëllim të adresojë dallimet mes aftësive të fituara nga arsimi profesional dhe trajnimi dhe nevojave të tregut të punës në Kosovë, dhe kështu të rrisë numrin e punëtorëve të aftësuar për kompanitë gjegjëse.

Me këtë rast, ministrja Bajrami falënderoi Qeverinë Gjermane dhe KfW-në, dhe  theksoi se ky është një projekt shumë i rëndësishëm për ne, duke qenë se Gjermania është një ndër vendet që ka avancuar shumë në lidhjen mes edukimit dhe nevojave të tregut të punës.

Ministrja tha se ky projekt do të implementohet në një periudhë pesë-vjeçare dhe bizneset do të hyjnë në marrëveshje dhe konzorciume me shkollat profesionale të Kosovës, në mënyrë që të rritet punësimi i të rinjve, por edhe të plotësohen nevojat për profile të ndryshme, e cila është një nga sfidat me të cilat ballafaqohet sektori privat.

Ndërsa, drejtori René Eschemann, ndër të tjera theksoi se, qëllimi i këtij projekti është që të kompanitë private dhe shkollat profesionale të bashkëpunojnë për të siguruar më shumë mundësi për punësim në tregun e punës për të rinjtë kosovarë, por njëkohësisht të përkrahen edhe kompanitë.

 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 Qershor 2020 - Pranimi i detyrës nga Ministri i zgjedhur, Selim Selimi. (Ministrinë e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, ora 9:00)

- Fillon pastrimi i deponisë inerte në fshatin Lebane. (Përfundimi i autostrades në anën e djathtë, ora 10:00)

- Mahet mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të auditimit për Pasqyrat vjetore financiare të Ministrisë së Drejtësisë. (Ndertesa e Kuvendit, salla  N302, ora 10:00)

- Në kuadër të fushatës "Ta Pastrojmë Kosovën", Komuna e Prizrenit do t'i bashkëngjitet fushatës globale "Dita e Pastrimit të Botës 2020”, për të promovuar rëndësinë e kujdesit ndaj mjedisit, duke marrë për bazë faktin se ky aktivitet do të promovohet në nivel global. (Brigjet e liqenit të Vërmicës, ora 10:30)

- Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore organizon panelin e diskutimit me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, do të mban një konferencë për Media. (Zyret e degës në Prizren, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ndërtesa e Ministrisë se Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZHE-së, ora 13:00)

- Ekipa qëndrore e “Ta Pastrojmë Kosovën” së bashku me vullnetarët fillon aktivitetet në Komunën e Suharekës, ku do të ketë aksion pastrimi dhe mbjellje, në bashkëpunim me komunën e Suharekës. (Suharekë, ora 14:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:45 - vetëm pamje)