19 Prill 2024

Qeveria do të përkrah reformat në zhvillimin e arsimit të lartë

Prishtinë, 21 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim Rektorin e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina”, Marjan Dema.

Gjatë takimit miqësor rektori Dema e uroi Zëvendëskryeministrin e parë Hoti, me rastin e marrjes së detyrës së re dhe shkurtimisht e njoftoi me planet dhe të arriturat e UP –së.

Ndërsa Zëvendëskryeministri Hoti ka vlerësuar lart përkushtimin e menaxhmentit të UP-së për rezultatet e arritura në këtë institucion të lartë publik, dhe e siguroi rektorin Dema se Qeveria e Kosovës do të përkushtohet në zhvillimin e arsimit në vend, veçmas atë të lartë, si dhe do t`i përkrah ata në reformat e domosdoshme por duke pasur gjithmonë parasysh respektimin e autonomisë së institucionit, te garantuar me kushtetutë dhe ligjet në fuqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)