12 Nëntor 2019

Punëtori lidhur me përfshirjen e komuniteteve RAE në arsimin fillorë

Prishtinë, 24 qershor - Organizata “Programi për të Drejtat Civile në Kosovë”,  ka organizuar seminar njëditor  me temë: “Gjendja e tanishme e regjistrimit të fëmijëve të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë (RAE ) në arsimin fillorë.

 

Ky projekt kishte për qëllim regjistrimin e fëmijëve të komuniteteve RAE në arsimin fillorë. Një aspekt tjetër i këtij projekti ishte edhe fushata e vetëdijesimit të komuniteteve për rëndësinë e edukimit, si dhe parandalimi i braktisjes së shkollës nga ana e fëmijëve të këtyre komuniteteve .

 

Në këtë seminar po marrin  pjesë zyrtarë të lartë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përfaqësues të Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë,  drejtorë të Drejtorive Komunale të Arsimit dhe drejtor shkollash, përfaqësues të UNICEF-it, etj.

 

Gjatë punimeve të këtij seminari janë prezantuar të arriturat  në lidhje me identifikimin dhe regjistrimin e fëmijëve të cilët nuk vijonin mësimin dhe vështirësitë e hasura gjatë gjithë implementimit të projektit për këtë çështje

të financuar nga komisioni Evropian. U fol edhe për mundësitë e vijimi të shkollimit përmes mësimit intensiv.

 

Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të pranishmit i përshëndeti këshilltari i ministrit të Arsimit, Ragip Gjoshi, i cili ndër të tjera tha se e çmon punën që është bërë nga ana e tre partnerëve të po e implementojnë dhe financojnë projektin i cili ka të bëjë me regjistrimin dhe gjithë përfshirjen e fëmijëve të komunitetve Romë, Ashkali dhe Egjiptianë (RAE) në shkollë.

 

“Ne e kuptojmë ndjeshmërinë e kësaj teme ngase vetë e kemi përjetuar një periudhë kur kemi qenë të privuar nga mundësitë në arsimim të mirëfilltë. Ndërkohë që tani komuniteti RAE ka mundësi të tjera. MASHT ka hartuar kurrikulumin për komunitetin RAE, po punohet edhe në disa tekste shkollore dhe kemi futur si mësim zgjedhorë gjuhën rome.

 

“Jemi në përfundim të disa teksteve në këtë gjuhë. Çmojmë shumë punën që kanë bërë këta tre partnerë në çështjen e përkujdesjes në këtë projekt për regjistrimin e komunitetit RAE. Njëkohësisht në bashkëpunim me DKA-të do të përpiqemi ti kalojmë të gjitha vështirësitë që na dalin në drejtim të përfshirjes së këtyre fëmijëve në shkollim fillorë dhe të mesëm”, tha këshilltari Gjoshi.

 

Ndryshe, është evidente nivel i ulët i vijimit në shkolla i fëmijëve të këtyre komuniteteve, një pjesë e të cilëve vijojnë mësimin në gjuhën serbe. Ndërsa  gjendja e rëndë ekonomike, mungesa e vetëdijes për rëndësinë dhe përparësitë e shkollimit në jetë si dhe martesat e hershme janë ndër shkaqet kryesore të braktisjes së hershme të shkollimit nga ana e tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 nëntor 2019 - Mbahet takimi vjetor i ministrave të Bujqësisë së vendeve të Evropës Juglindore me c'rast  Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Republikës së Kosovës, do të marrë edhe presidencën për udhëheqjen e Grupit Drejtues të Punës për Zhvillimin Rural Rajonal në Evropën Juglindore për një vit. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Salzburg, organizon Konferencën Ndërkombëtare “Bashkëpunimi Universitet – Industri në Inovacion”. (Lokalet e Universitetit  të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj. ora 9:00)

- Mahet takimi i 174-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Ojekti i Prokurorisë së Shtetit, ora 10:00)

- Zyra Kombëtare e Auditimit bën prezantimin e raportit të auditimit të performancës “Sistemi i kontrollit dhe monitorimit të cilësisë së derivateve të naftës”. (Salla e konferencave “Orion”, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon konferencë për media lidhur me pProblemet e bizneseve me bankat komerciale. (Zyret e OAK-së, ora 11:00)

- Lansohet projekti 'Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë' të mbështetur nga MCC dhe MFK i cili synon të ofrojë stimuj financiarë dhe teknik për sektorin residencial që mundësojnë investime në masat e efiçencës së energjisë, si dhe të mbështesë gratë ndërmarrëse në energji dhe sektorë të tjerë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green i cili po  qëndron në Kosovë do të marrë pjesë në lançimin e pilot projektit Nxitjet e Efiçencës Energjetike i cili implementohet nga Fondacioni Milenium Kosova dhe financohet nga Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit në bazë të Marrëveshjes “Threshold” të MCC-së në Kosovë. (Hoteli Swiss Diamond, ora 11:00)

- Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim publikon raportin “Borgjezia” e Akademisë, ku do të paraqitet hulumtimi mbi të ardhurat e stafit akademik menaxherial në universitetet publike të Kosovës. (Para objektit të Qeverisë së Kosovës, në sheshin Skënderbeu, ora 11:00)

- Administratori i Agjencisë së ShBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar Mark Green do të kalojë kohë edhe me të rinjtë me rastin e lançimit të platformës së internetit “Të Rinjtë Prijnë” për t’u krijuar mundësi bartësve të rinj të ndryshimeve të lidhen me rrjete të të rinjve me interesime të ngjashme, mentorë, resurse dhe ngjarje të ndryshme. (Qendra e Rinisë, salla atele, përballë Sallës së Kuqe, ora 15:00) 

- Zhvillohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës. (Stadiumi ‘Fadil Vokrri’, ora 18:00)

- OSBE organizon shfaqjen premierë të dokumentarit “Above the Fold” i cili ofron një tregim narrativ të vështirësive me të cilat përballen gazetarët në sjelljen e informacionit në publik. (Kino ABC, ora 19:00)