29 Mars 2024

Publikohet raporti i hartuar nga fëmijët për kurrikulen

Prishtinë, 13 dhjetor - Grupi Kombëtarë Monitorues i  Fëmijëve “Respect Our Right” (ROR) mbeshtetur nga Organizatat “Syri i Vizionit” në partneritet me “Save the Children  zyra në Kosovë”, organizon konferencën për publikimin e raportit monitorues ‘’Hendeku, kurrikula dhe zbatueshmëria e saj’’

Ky raport i hartuar nga vetë fëmijët, anëtarët e Grupit ROR të cilët i përkasin fushës së monitorimit të zbatimit të të drejtës fundamentale për edukim dhe arsimim (shkollim), nxjerr në pahë të dalurat e hulumtimit.

Duke ofruar kështu një raport me rekomandime për institucionet përgjegjëse, gjegjësisht Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), mbi sfidat  e reformimit të sistemit arsimor në vend.

Ky aktivitet organizohet  në kuadër të programit tematik në fushën e mbrojtjes së fëmijëve dhe qeverisjes me të drejtat e fëmijëve “Detyrimi ynë për të Ardhmen – Mbrojtja e Fëmijëve dhe Qeverisja e të Drejtave të Fëmijës”  i cili implementohet nga organizata Syri i Vizionit, në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë, mbështetur nga SIDA.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)