19 Prill 2024

Promovohet libri "Vesel Rexhep Sogojeva" luftetar i LNDSH-së

Fushë Kosovë, 28 dhjetor - Nën patronatin e komunës së Fushë Kosovës dhe para familjarëve te tij, si dhe miqëve të ejtën u mbajtë akademia e librit, të veprimtarit të cështjes kombëtare Vesel  Rexhep  Sogojeva.

Ky veprimtar, që në atë kohë, lidhi marëdhëniet me udhëheqësin e kësaj lëvizje, Gjon Sereqin, më pas me Ajet Gërgurin, Azem Jashanicën, i njohur si Azem Bellaqevci,  pasiqë vinte nga ky fshat, Aziz Zhilivodën,Arif dhe Nazif Bugujevcin, si dhe, më pas me shumë aktivitë të asaj kohe, sic ishin Ramadan Berisha, Xhemë Gjuraku, Kurtesh Berisha e shumë të tjerë.+

Autori i librit, Mr. Jetish Kadishani,i cili ka vdekur para një viti, në mes tjerash në librin e  tij shkruan se “Objekt i studimit monografik është  edhe ky libër, ku po e ndricojmë veprimtarinë patriotike të Vesel Sogojevës. Veprimtaria e LNDSH-së, në trevat shqipëtare, është e gjerë dhe,në të gjitha këto lëvizje për komunën e Fushë Kosoveës dhe më gjerë, ndërlidhen me veprimtarin e Vesel Sogojevës.”

Redaktori i këtij libri, Jonuz Fetahu, cmoi shumë lartë kontributin e Vesel Sogojevës, ai në fjalimin e tij, tha se “ Veprimatrët e asaj kohe sic ishte Vesel Sogojeva ishin të shumtë,por, Veseli, qysh heret e kishte kuptuar se, terrori dhe dhuna e cila ushtrohej mbi popullin tonë, ishin e papranushme, ku dhe e shtynë këtë patriot, që të bie ne kontakt me veprimtarët e kësaj lëvizje.

"Ifiltrimi i njerezve dhe veprimtarëve te LNDSH-së, në pushtetin e asaj kohe, e sidomos në komunën e Fushe Kosovës, bëri që Veseli me urdhër të Gjon Sereqit, të bëhej kryetar i kësaj komune, me qëllim që ta informojë sa më mirë këtë grup të ilegalës, për planet e pushtetit serb."

"Veseli aty punoi një vit e disa muaj, derisa  u hetua, se kishte ardhur me urdhër të Gjon Sereqit dhe, bashkë veprimtarëve të LDNSH-së. Nga një akcion i madh që ishte marrur nga pushteti i tyre, bënë që, shumë veprimtar të lëvizjes të kapën dhe të burgosen, ndër ta ishte edhe Vesel Sogojeva” tha redaktori Fetahu.

Dhe krejt në fund të fjalimit të vetë, z, Fetahu, kërkoi nga komuna e Fushë Kosovës, që një rrugë të emrohët me emrin Vesel Sogojeva.

Jusuf Osmani, arkivist, foli po ashtu në bazë të shumë dokumetëve për Veselin,që janë të ruajtura në arkivat e shtetit të Kosoves, si dhe në fondin e Gjygjit të Qarkut në Prishtinë. Z. Osmani tha se “ Sipas procelverbalit të marrjës ne pytje pranë GJygjit ushtarak të divizionit, më 30 dhjetor 1946, nr, i lëndës 443/46. VTK, nr 40/46, në pytje ishin akuzuar rreth 38 veta, ku në mesin e tyre ishte edhe Vesel Rexhep Sogojeva, me bashkë-punëtorë.

Nga këto aktakuza, disa ishin dënuar me vrasje, ndërsa, disa të tjerë me burgim. Veseli ishte dënuar me burgim të rëndë, me punë të detyrushme, në burgun e Nishit, ku qëndroi 1 vit e 9 muaj, por, me ligjin për amnesti, u lirua nga ky burgim i rëndë.” tha z.Osmani.

Duhet permendur se, kah mesi i vitit 1945, në fshatrat e Bardhit i Madh dhe në Grabovc, u formua lëvizja e NDSH-së, në të cilat, pos Vesel Sogojevës, ishin edhe shume veprimtar të njohur të kësaj ane. Ketu vlenë të veqohet takimi te Lugu i kishës, si dhe takimet e shpeshta në odën e Vesel it, pastaj takimi te Guri i Blinishtes, takimi te Arat e Gata, në Lismir.

Rexhep Bunjaku, bashkë-kohanik i Vesel Sogojevës, tha se ”Veseli ka qenë dhe do të mbetët një patriot i madh i  kombit Shqipëtar. Ky veprimtar, ishte njëri ndër të pakët që tregoi trimërin dhe guximin e tij në kohët më të vështira për popullin tonë.Në fund, në emër familjës i përshëndeti, djali i Veselit, Islam Sogojeva.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)