07 Dhjetor 2019

Promovohet libri për Kosovën nga autori francez Jean Yves Carlen

Gjilan, 23 korrik- Nën përkujdesjen e Kryetarit, Lutfi Haziri, bëhet promovimi i librit “Le secret de Blerim et autres fictions - Sekreti i Blerinit dhe proza të tjera” i autorit Jean Yves Carlen.

 Libri më i ri i shkrimtarit francez për Kosovën, Jean Yves Carlen, i dedikohet bashkëkombasit tonë tashmë të ndjerë, Ilir Mustafës, një veprimtar i shquar i mërgatës shqiptare në tri dekadat e fundit.

Shkrimtari francez, Jean - Yves Carlen, që njihet si një luftëtar i madh i të drejtave dhe lirive të njeriut po edhe si mik i madh i Kosovës, vjen edhe me një libër të ri për Kosovën.

Pas librit poetik nën titullit, Lule për Kosovën", si dhe librit tjetër që pasoi më pas, "Tregime të Kosovës", Zhan Iv Karleni, edhe librin e tij të tretë ia dedikon Kosovës, përkatësishst mikut të tij tashmë të ndjerë, Ilir Mustafës, ai i cili edhe e kish sjellur në Kosovë qysh në fillim të viteeve nëntëdhjeta të shekullit të kaluar..

"SEKRET I BLERINIT DHE PROZA TË TJERA" titullohet libri i ri i këtij miku të madh të shqiptarëve, të cilat mbajnë dhe nëntitullin (Tregime të reja për Kosovën).

Libri është botuar nga Shtëpia botuese "Beqir Musliu" , në dy gjuhë, frengjsisht e shqip, të cilat gjuhë shënojnë dy vendet-shtetet më të dashura të Zhan Ivit apo dhe dy gjuhët e zemrës së tij.

Përurimi i këtij libri bëhet më 23 korrik 2019, ora 12:00, në sallën e Kuvendit të Komunës, në Gjilan, nën organizimin e Ars Clubit "Beqir Musliu" dhe mbështetur nga Zyra e kryetarit të komunës, Lutfi Haziri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2019 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Nëntë Gjyqësore në të cilën do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun më të fortë të vitit 2019,  TOP 12 për Seniorët më të mirë, me të cilat edhe përmbyllen garat për vitin 2019. (Palestra e sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës organizon turneun final të projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin e organizuar” nën moton “Ti mund ta bësh – You Can Do It”, ku do të marrin pjesë ekipet fituese të turneve të mbajtur në 13 komuna. (Kompleksi “Sopa Sport” në Lipjan, ora 10:15)

- Rrjeti i Grave të Kosovës mbledhë 158 organizatat anëtare, përkrahësit individual, partnerët, miqtë, dhe përfaqësuesit e mediave në Kuvendin e 17-të Vjetor të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Misioni i OSBE-së organizon konferencë ku do të prezantojë aktivitetet që Misioni ka organizuar gjatë vitit 2019 me të rinj, siç janë Akademia e OSBE-së për Dialog, Deklarata Ndër-Komunale për Dialog ndërmjet Komuniteteve, si dhe Lojërat Mini-Olimpike për Njerëz me Nevoja të Veçanta, të cilat kanë sjellë së bashku të rinj nga komunitete të ndryshme. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Gecjan Fashion Group sjellë për të 13-in Vit me radhë, ngjarjen më të madhe të modës në rajon “Kosova International Fashion Week 2019”. (Salla e panaireve në Shkabaj, ora 18:00)