24 Prill 2024

Promovohet korniza kombëtare e kualifikimeve

Prishtinë, 21 dhjetor - Është mbajtur konferenca përfundimtare  prezantuese e punës së Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (AKK) me mbështetje më shumë se 2 vjeçare nga projekti i financuar nga BE-ja - mbështetje e Bashkimit Evropian (EU KOSVET V). 

Me këtë rast u bënë të ditura rezultatet e projektit si dhe u prezantua  dokumenti  Korniza Kombëtare e Kualifikimeve ( KKK).

Dokumenti është hartuar  në konsultim më ekspertë ndërkombëtarë dhe  do të mundësojë krahasimin e kualifikimeve vendore me ato të njohura  ndërkombëtarisht e që janë pjesë e Kornizës Evropiane të Kualifikimeve.

Korniza përfshinë të gjitha llojet e kualifikimeve dhe do të njohë të gjitha format e të mësuarit jo-formal dhe formal.

Me këtë rast Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, foli për reformat e vazhdueshme në sistemin e AAP në Kosove dhe ndikimin e KKK-së  në ngritjen dhe sigurimin e cilësisë se kualifikimeve.

“Qëllimi ynë është të përdorim Kornizën si mjet për të ngritur cilësinë e standardeve të arsimit dhe aftësimit në Kosovë, në mënyrë që sistemi i AKK-së për akreditim të jetë i njohur si vulë e vërtetë për cilësi”, tha ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja.

Në vazhdim, ministri Buja tha se “implementimi i Kornizës së Kualifikimeve është pjesë e politikës së Kosovës për sistemin arsimor për të siguruar një platformë për zhvillimin e kualifikimeve që do të plotësojë nevojat e nxënësve dhe tregut të punës” .

Ndërkaq, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rasic, foli për rëndësinë e KKK nga perspektiva e punësimit dhe tregun e punës si dhe trajnimet profesionale të ofruara nga QAP të MPMS, të cilat në përspektivë mund të jenë pjesë përbërëse e KKK, duke përmbushur kërkesat e AKK.

Ushtruesi i detyrës së kreut të Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian, Christof Stock, tha se “jam i kënaqur të shoh Kosovën me Kornizën e vetë Kombëtare të Kualifikimeve. Kjo do të thotë që kualifikimet në Kosovë do të kenë kontroll rigoroz të cilësisë në mënyrë që akreditimi i ofruesve do të garantojnë cilësi.”

Ndryshe, funksioni i Autoritetit Kombëtarë të Kualifikimeve -AKK-së është themelimi dhe implementimi i Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK), validimit të kualifikimeve dhe akreditimit të ofruesve në mënyrë që të garantohet sigurimi i cilësisë së kualifikimeve të akredituara në Kosovë.

Projekti EU KOSVET V ka mbështetur AKK-në në zhvillimin e kritereve dhe udhëzimeve gjithëpërfshirëse duke përfshirë edhe dizajnimin dhe implementimin e KKK, si dhe kualifikimet e përfshira në të, testimin e procedurave të validimit, akreditimin dhe sigurimit të cilësisë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)