27 Janar 2020

Projekti TIK-SMIL do të ndikojë në ngritjen e efikasitetit në sistemin prokurorial

Prishtinë, 27 nëntor - Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Bahri Hyseni, ka pritur në takim Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Jens Erik Grøndahl.

Qëllimi i takimit ishte koordinimi i aktiviteteve të përbashkëta dhe mundësia e ngritjes së bashkëpunimit, me theks të veçantë Projekti për menaxhimin e lëndëve në Gjykata dhe Prokurori (SMIL), projekt ky, i financuar nga Qeveria norvegjeze.

Me këtë rast, Kryesuesi Hyseni ka falënderuar Ambasadorin Jens Erik Grøndahl për  mbështetjen e pakursyer dhe financimin e Projektit TIK-SMIL.

Ai me tej ka njoftuar Ambasadorin norvegjez për aktivitetet që ka zhvilluar dhe pritet t’i zhvillojë KPK-ja me qëllim të implementimit të plotë të këtij projekti, me ç’rast ka thënë se ky projekt është i veçantë, sepse digjitalizimi i punës do të ndikojë në ngritjen e performancës, efikasitetit, shpejtësisë dhe transparencës në sistemin prokurorial.

Në anën tjetër, Ambasadori Jens Erik Grøndahl premtoi mbështetje të vazhdueshme për realizimin e plotë të Projektit TIK-SMIL, me qëllim të rritjes së efikasitetit të sistemit të drejtësisë në Kosovë, ndërsa, shprehi gatishmërinë e thellimit të bashkëpunimit edhe në segmente të tjera të interesit të përbashkët të sistemit prokurorial dhe Ambasadës norvegjeze.

Të dy bashkëbiseduesit thanë së kanë për qëllim të mbesin në partneritet të fuqishëm, afatgjatë dhe të përkushtuar, përmes komunikimit, koordinimit dhe fuqizimit të bashkëpunimit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 janar 2020  - Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF nga Prizreni organizojn takim për mundësitë e bashkëpunimit në përkrahje të sektorit privat. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit do të mbajë mbledhjen e jashtëzakonshme të thirrur nga kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka. (Salla e Kuvendit në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Oborri i Qeverisë së Kosovës, ora 11:00)

- Plaformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike organizon konferencën për media me temë “Sfidat në sundimin e ligjit në Kosovë: Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial dhe vlerësimi qytetarë ndaj këtyre institucioneve”. (Qendra e Konferencave Orion, ora 11:00)

-  Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani" organizon manifestimin e kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit. (Hapësirat e Fakultetit të Edukimit -Filologjisë, Gjakovë, ora 11:00)

-  Misioni i OSBE-së dhe Bashkësia Hebraike e Kosovës do të shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Holokaustit. (Dokukino në Kompleksin Europa në Prizren, ora 12:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e Ditës Përkujtimore të Holokaustit. (DokuKino, Kompleksi Europa në Prizren, ora 12:30)

- Rinia Demokratike e Kosovës shënon 20 vjetorin e themelimit. (Menza "Ramiz Sadiku", Prishtinë, ora 18:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Qendrën Kinematografike të Kosovës dhe AS Film, për nder të Ditës Përkujtimore të Holokaustit, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Përqafimi i fatit”, me regji të Jakov Sedlar. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 19:00)