19 Prill 2024

Projekti ERAMSUS + REBUS promovon aktivitetet në në Universitetin ”Kadri Zeka”

Gjilan, 17 prill - Është bërë promovimi i aktiviteteve të Projektit ERAMSUS +  REBUS në UniversitetiN ”Kadri Zeka” në Gjilan.

Prorektori për Marrëdhënie Ndërkombëtare Dukagjin Leka, në emër të Rektorit të Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan, përshëndeti të pranishmit. Ai  njëherësh duke folur për projektet e UKZ dhe bashkëpunimin ndërkombëtar,  inkurajojë stafin akademik e administrativ si dhe studentët e UKZ-së  që të jenë pjesë e rritës së Universitetit me qëllim të ngritjes së cilësisë dhe  arritjes së rezultateve edhe më të mëdha në të ardhmen.

Ndërsa  Dekani i Fakultetit të  Shkencave Kompjuterike të Universitetit ”Kadri Zeka” në Gjilan, Xhevdet Thaqi, në cilësinë e Partnerit në këtë projekt të programit ERASMUS+, tha se ka realizuar dhe synon të realizojë objektivat e Projektit REBUS duke bashkëpunuar me Universitetet tjera Partnere në këtë projekt me qëllim të zhvillimit të aktivitetit në fushën e aftësimit të studentëve të kompjuteristikës për ndërmarrësi, kompetente dhe dixhitalizim të shërbimeve dhe aktiviteteve biznesore. Dekani Thaqi gjithashtu njoftoj se është hapur thirrja për zgjedhjen e 13 studentëve të UKZ për vizitë studimore në Graz të Austrisë  në kuadër të projektit REBUS.

Në ndërkohë është bërë promovimi i Laboratorit të informatikës i cili është Donacion i ERASMUS+  dhe është hapur ekspozita e aktiviteteve të FSHK në projektet ndërkombëtare REBUS, Green Tech WB  etj.




 

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)