12 Prill 2021

Procesi i aplikimit online po ecën mirë

Prishtinë, 15 korrik - Procesi i aplikimit online për regjistrimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës (UP) po ecën mirë.

Vetëm në ditën e dytë të konkursit për pranimin e studentëve të rinj kanë aplikuar online rreth 8 mijë kandidatë.

Ky lajm është bërë me dije në një konferencë për medie të drejtuesve të UP-së, të cilët u kanë bërë thirrje maturantëve t’i ndjekin udhëzimet për ta shkarkuar aplikacionin.


Të mërkurën, në ditën e parë të konkursit, kanë aplikuar 5 mijë e 285 maturantë për studime të rregullta, kurse 132 me korrespodencë, ndërsa të enjten 2 mijë e 652. Me këtë rast, rektori i UP-së, Mujë Rrugova, është shprehur i kënaqur me ecurinë e procesit të aplikimit online. “Deri më tani puna ka ecur mirë. Të mërkurën janë paraqitur thuajse gjysma e atyre që kanë diplomuar në shkollat e mesme të Kosovës, ndërsa sot deri në orën 12.00 kanë aplikuar edhe 2 652”, ka thënë Rugova.


Ndërkaq, drejtori i Teknologjisë Informative në UP, Isak Shabani, ka kërkuar nga të gjithë aplikuesit që para se të aplikojnë në fakultet, së pari ta lexojnë informatorin.

“Është hera e parë që është filluar me këtë sistem. Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë maturantëve, që para se të aplikojnë ta lexojnë manualin në faqen zyrtare. Unë kam shkuar në shumicën e fakulteteve dhe kam kuptuar nga maturantët që informatorin nuk e kanë lexuar. Për të mos pasur probleme, duhet ta lexojnë manualin që e kanë të publikuar online”, ka thënë Shabani. Epoka e Re
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)