24 Prill 2024

Prizreni e Gjilani informohen për migracionin e rregullt

Prishtinë, 16 nëntor - Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me GIZ-in gjerman organizojnë sot në Universitetin e Prizrenit dhe Universitetin e Gjilanit sesion informativ për çështje të migracionit, migracion i rregullt dhe parandalim i migrimit të parregullt. 

Qëllimi i kësaj fushate është parandalimi i migrimit të parregullt dhe diskutimi për çështje të migracionit dhe informata të sakta se çfarë është migrimi i rregullt. Poashtu, nga DIMAK do të prezantohet qasja e Gjermanisë për menaxhimin efektiv më të interesuarit për migracion të rregullt.

Me qëllimi të parandalimit të  migrimit të parregullt GIZ organizon takim informues dhe diskutues për çështje të migracionit, si dhe jep  informata te sakta se çfarë është migrimi i rregullt.

Po ashtu, nga German Information Centre for Migration, Vocational Training & Careerdo (DIMAK) program i GIZ-it, do të prezantohet qasja e Gjermanisë për menaxhimin efektiv me te interesuarit për migracion të rregullt.

Gjatë këtij takimi do të njoftohen të pranishmit më në detaje për qëllimin e fushatës në tërësi dhe aktivitete të cilat kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. 

Posa të mbarojnë prezantimet e panelistëve, diskutimi do të jetë i hapur për pyetje të qytetarëve të pranishëm në audiencë.

Në panel do të flasin përfaqësues nga institucionet përgjegjëse  për  menaxhimin e çështjeve të migracionit, Ministra, Zëvendës Ministra, Drejtor te Departamenteve, Ambasador apo të emëruar Shefa të Misioneve Diplomatike, Ekspert të  çështjeve të migracionit nga Austria, Belgjika dhe Holanda, Përfaqësues të projektit DIMAK në Kosovë.

Pas prezantimit të  panelistëve, diskutimi do të jetë i hapur për pyetje të qytetarëve të pranishëm në audiencë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)