19 Prill 2024

Prishtina, thirrje MASHT ndalimin e konkursit për psikologë dhe pedagogë

Prishtinë, 16 korrik - Komuna e Prishtinës i bën thirrje publike Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë për ndalimin e procedurave të rekrutimit për konkursin e shpallur për “Psikologë dhe pedagogë “ të datës 25 qershor 2019.

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, me datën 25.06.2019, ka hapur konkurs për “Psikologë dhe pedagogë”, në institucione edukativo arsimore, ku në regjionin e Prishtinës parashihen të punësohen 6 psikologë dhe 4 pedagogë.

Konkursi është shpallur në kundërshtim me çdo dispozitë ligjore në fuqi, sa i përket kompetencës së shpalljes, rekrutimit dhe çdo faze tjetër të punësimit të profileve të caktuara si më lartë.

Kompetente për punësim është institucioni i cili zhvillon procedurën e konkurimit, lidhë kontratë më të punësuarin, i cili është i obliguar që të përmbushë të drejtat dhe detyrimet në vendin e punës të cilin i siguron punëdhënësi, ky i fundit njëherit ka dhe obligimet e përcaktuara me dispozita ligjore në fuqi.

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të Punës (Ligji nr. 03/L-212-Gazeta zyrtare nr. 90/1 dhjetor 2010), konkursi shpallet nga punëdhënësi, në rastin konkret komuna, asnjëherë nga ana e një institucioni tjetër për institucionin tjetër, sikurse që është rasti konkret kur MASHT, shpallë konkurs për komunën.

Bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040, për vetëqeverisje lokale (“Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës”, nr. 28/15, qershor 2008), kompetencë e komunës është që të punësoj stafin e saj, si atë në administratë dhe në njësitë vartëse të saj.

Sipas Ligjit Nr. 03/L-068, për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Neni 4, Kompetencat dhe Kompetencat e Zgjeruara të Komunave 4.1 theksohet se: “Komunat kanë kompetenca të plota dhe ekskluzive, për aq sa ato i takojnë interesit lokal, ndërkohë që respekton standardet e përcaktuara sipas legjislacionit në fuqi në lidhje me dispozitat e arsimit publik parashkollor, fillor dhe të mesëm, duke përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve arsimore, marrjen në punë...”.

Po ashtu neni 5 i këtij Ligji për Kompetencat e Komunave në nivelet 0, 1, 2 dhe 3 të Arsimit Publik (Parashkollor, Fillor, të Mesëm të Ulët dhe të Mesëm të Lartë) shkronja c, theksohet se; “Komuna ka kompetencë në punësimin e mësimdhënësve dhe personelit tjetër të shkollave në pajtueshmëri me procedurat ligjore të rekrutimit, përzgjedhjes dhe punësimit të të punësuarve publikë”.

Por, edhe sipas bazës juridike me të cilin është shpallur konkursi, që është UA-26/2013, zgjedhja e nëpunësve për ofrimin e shërbimeve profesionale në institucionet e arsimit parauniversitar, neni 2, theksohet qartë se: “Komuna, obligohet që duke respektuar kriteret e rekrutimit të përcaktuara nga MASHT, të përzgjedhë shërbyesit civil profesional: mjekun, pedagogun, etj. në institucionet edukative dhe arsimore të arsimit parauniversitar”.         

Andaj, duke u bazuar në të gjitha argumentet e cekura më lartë, kërkojmë nga MASHT, anulimin e konkursit dhe ndërprerjen e menjëhershme të procedurave të rekrutimit për konkursin e shpallur për “Psikologë dhe pedagogë “ të datës 25 qershor 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)