29 Mars 2024

Prezantohet ndërtimi i shkollave me Partneritet Publiko-Privat

Prishtinë, 6 nëntor - Sot në Komunën e Prishtinës, u bë prezantimi i projektit për ndërtimin e shkollave me PFI (Private Finance Initiative).

Kompanitë e interesuara u informuan për projektin në përgjithësi; për funksionimin e atyre shkollave; për termat e projektit dhe ndarjen e rreziqeve; për projektet konceptuale; për kërkesat e projektimit dhe ndërtimit; për shërbimet dhe kërkesat e mirëmbajtja; si dhe për fazat deri në realizimin e projektit.

Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) është mandatuar nga Komuna e Prishtinës si këshilltari kryesor i transaksionit.

 IFC do të punojë në strukturimin e transaksionit me Partneritet Publiko-Privat, dhe do ta ndihmojë Komunën në ekzekutimin e një procesi të hapur, transparent dhe konkurrues të ofertimit për përzgjedhjen e investitorit privat.

Gjatë muajve nëntor dhe dhjetor 2018 do të bëhet promovimi dhe strukturimi i transaksionit, përderisa në janar 2019 do të hyjmë në procesin e parakualifikimit.

Fillimi i procedurave tenderuese do të bëhet në shkurt të vitit të ardhshëm, kurse nënshkrimi i kontratës me kompaninë fituese parashihet të bëhet në muajin maj 2019.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)