29 Mars 2024

Presidentja Jahjaga priti nxënës të shkollës fillore “Ismail Qemali”

Prishtinë, 26 nëntor - Presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, priti sot në kabinetin e mësuesen dhe nxënësit e klasës 4/9 të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë.

Presidentja Jahjaga i uroi nxënësit për 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe u dëshiroi sukses në mësime dhe në jetë, pasi që ata janë e ardhmja e Kosovës.

Nxënësit i dhuruan presidentes Jahjaga një punim që kishte simbolikën e 100-vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë të punuar me materiale të ndryshme të ricikluara.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)