28 Mars 2024

Policia zbaton Urdhrin Operativ ‘Siguria në shkolla & Stop drogave në shkolla

Prishtinë, 5 prill - Policia e Kosovës në zbatim të ‘Planit Zhvillimor Strategjik 2021-2025’, dhe ‘Strategjia e Integruar e Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi 2021-2025’, ka hartuar dhe ka filluar së zbatuari një Urdhër Operativ ‘Siguria në shkolla & Stop drogave në shkolla’ në të cilin parashihen detyra e aktivitete konkrete për zyrtarët policorë të përfshirë në zbatim të këtij urdhri.

Qëllimet kryesore që policia synon t’i arrijë me  hartimin dhe zbatimin e këtij urdhri, ndër të tjera janë edhe: krijimi i një klime më të sigurt për nxënësit, personelin arsimor në të gjitha nivelet arsimore, bashkërendimi i aktiviteteve ndër-institucionale, parandalimi dhe zvogëlimi i incidenteve në shkolla dhe objekte e rrethinë afër shkollave, parandalimi, identifikimi, arrestimi i shpërndarësve të narkotikëve, identifikimi dhe marrja e masave ndaj personave që nuk janë nxënës, e që sillen afër shkollave dhe në hapësira të shkollave, hetimi dhe zbulimi i veprave penale që kryhen në këto hapësira, siguria në trafik afër shkollave etj.

Me këtë urdhër koordinohen aktivitet mes njësiteve policore të stacioneve policore, hetuesve policorë dhe zyrtarëve që merren me hetimin e trafikimit me narkotik e zyrtarëve policorë në rroba civile. Po ashtu, aktivitetet policore do të jenë në bashkëveprim e koordinim me menaxher të shkollave, Drejtoritë Komunale të Arsimit, Këshillat e Prindërve etj.

Brenda një muaji, katër javëve (7 marsi - 3 prill 2022), në zbatim të këtij urdhri,  janë evidentuar këto të dhëna:
⦁    53 incidente në hapësirat e shkollave dhe afër tyre,
⦁    79 intervenime policore,
⦁    20 persona të lënduar,
⦁    69 të dyshuar të arrestuar,
⦁    32 armë (armë të ftohta dhe mjete tjerë të ndaluara) të konfiskuara dhe
⦁    1860 takime të realizuara me përfaqësues të shkollave.

Policia do të vazhdojë aktivitetet në zbatim të këtij urdhri, me këtë rast kërkohet bashkëpunim me të gjithë në parandalimin dhe arrestimin e të gjitha atyre që përfshihen në veprimtari penale dhe në incidente tjera.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)