19 Prill 2024

Përurohet parku dhe poligoni sportiv në shkollën e Breznicës

Prishtinë, 19 dhjetor - Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi bashkë me Shefin e Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë, Christof Stock, kanë përuruar sot parkun dhe poligonin sportiv të shkollës fillore “Naim Frashëri” të fshatit Breznicë të komunës së Obiliqit.

Në këtë ceremoni të pranishëm ishin edhe kryetari i Obiliqit, z.Mehmet Krasniqi, drejtues dhe mësimdhënës të shkollës si dhe përfaqësues nga organizata për migracion, IOM, dhe institucione tjera.

Ministri Krasniqi në fjalën e tij falënderoi Komisionin Evropian për mbështetjen që ka dhënë në realizimin e këtij projekti shumë të rëndësishëm për nxënësit e këtij fshati. Ai ka shprehur mbështetjen e MKRS-së për projekte të tilla.

“Ne kemi program të veçantë ndërtimin dhe renovimin e poligoneve sportive dhe gjatë këtij viti kemi investuar në shumë të tilla. Padyshim që mbështetja jonë do të vazhdojë në këtë drejtim edhe në të ardhmen dhe ne do të jemi gjithmonë të hapur për shkollat anë e kënd Kosovës, por poashtu, ne u jemi shumë mirënjohës donatorëve që po kontribuojnë, siç është rasti edhe këtu me donacionin e Komisionit Evropian”, tha ministri Krasniqi,

Ai shfaqi shpresën se me kushtet e krijuara në këtë shkollë nxënësit do të zhvillojnë talentin në sporte dhe kështu në një të ardhme të afërt të jenë pjesë e klubeve sportive.

Rregullimi i parkut të shkollës dhe i poligoneve sportive ka qenë një projekt i Komisionit Evropian në kuadër të programit “Beautiful Kosova”, që implementohet nga organizata për migracion, IOM.

Shefi i Operacioneve në Zyrën Ndërlidhëse të KE-së në Kosovë, Christof Stock, tha se ka qenë një kënaqësi për ta që të ndihmojnë në realizmin e një projekti të tillë.

Ai shtoi se tashmë nxënësit do të kenë një të ardhme më të mirë dhe kushte adekuate për aktivitete sportive si gjatë ashtu edhe pas mësimit.

Drejtori i shkollës dhe kryetari i komunës së Rahovecit, duke falënderuar donatorët për këtë investim thanë se kjo do të ndikojë që të rritet edhe cilësia në mësim e po ashtu edhe angazhimi i nxënësve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)