29 Mars 2024

Përurohet objekti i ri shkollor në Runik të Skënderajt

Prishtinë, 25 nëntor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja dhe kryetari i Komunës së Skënderajt, Sami Lushtaku, përuroi sot objektin e ri shkollor në Runik të Skënderajt.

Duke uruar nxënësit dhe mësimdhënësit për shkollën e re të modelit evropian, Kryeministri Thaçi tha se tash edhe ky rajon po del  nga politika diskriminuese shekullore.

“Kjo është shkolla e parë që ndërtohet pas Luftës së Dytë Botërore në këtë rajon. Pra, edhe këtë pjesë të Kosovës po e nxjerrim nga politika diskriminuese e mëhershme që ka qenë, por edhe nga izolimi dhe moszhvillimi” tha kryeministri Hashim Thaçi, duke shtuar se investimi në edukim do të vazhdoj të mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Tani do të ketë hapësirë të mjaftueshme, të përshtatshme, të standardeve të larta, për të gjithë nxënësit, për të gjithë mësimdhënësit, që të ketë edukim çfarë e meritojnë të gjithë nxënësit e kësaj treve. Prandaj investimet do të vazhdojnë të jenë në gjithë territorin e Republikës së Kosovës” potencoi Kryeministri Thaçi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)