07 Korrik 2020

Përurohet objekti i ri i çerdhes “Yllkat” në Prishtinë

Prishtinë, 5 shkurt - Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Hykmete Bajrami, ka marrë pjesë sot në përurimin e objektit të ri të çerdhes “Yllkat” në Prishtinë, ku ka shprehur kënaqësinë e saj që në ditën e parë të mandatit të Ministres në këtë dikaster, e fillon në mesin e fëmijëve të kësaj moshe.

“Fëmijët janë pjesa më e rëndësishme e shoqërisë sonë dhe për ta duhet të punojmë ditë e natë, jo vetëm ne që jemi të kyçur në arsim, por të gjitha dikasteret, në mënyrë që të përmirësojmë kualitetin e jetës së tyre”, tha ministrja Bajrami.

Ministrja e Arsimit përmendi analizat e ekspertëve që tregojnë se dy vite të edukimit parashkollor ndikojnë në ngritje prej 40% të rezultateve në arsimin fillor dhe të mesëm. Prandaj, ajo theksoi se, prioritet i kësaj Qeverie është ngritja e kapaciteteve të tilla jo vetëm në Prishtinë, por në të gjitha komunat e Kosovës, në mënyrë që të ketë përfshirje sa më të madhe të fëmijëve në këtë nivel, i cili do të japë rezultate të mira në arsimimin e mëtutjeshëm.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Korrik 2020

- Dr. Basri Sejdiu do të mbajë konferencë për media lidhur me vendimin e Bordit Drejtues për shkarkimin nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK. (QKUK, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë Selim Selimi do të vizitoje Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Komunës së Prishtinës, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi do të mbaj takim me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami me të cilën do të bisedoj lidhur me pagesën e pagave të  punëtorëve nga pakoja emergjente, tërheqjen e mjeteve për punëtorë nga fondi i kursimeve si dhe eliminimin e gabimeve teknikeve gjatë  aplikimit për pakon fiskale emergjente. (Kabineti i ministres Bajrami, ora 11:00)

- Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi pas takimit me Ministren e financave, znj. Hikmete Bajrami do të mbaj konferencë për shtyp, ku do të ju njoftojë lidhur me këtë takim. (Zyret e Sindikatës në objektin e ish Gërmisë, ora 11:45)

- Lëvizja Vetëvendosje! mban konferencë për media në të cilën flet nënkryetari Besnik Bislimi. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Me hapjen e ekspozitës multimediale në hapësirat e SENSE Qendrës në Pulë, Qendra për Drejtësi Tranzicionale në bashkëpunim me Fondin për të Drejtën Humanitare Kosovë nisin kampanjën me titull: Srebrenica 25: Së bashku kundër virusit të mohimit në ditën kur në vitin 1995 ka rënë Srebrenica. (Transmetim direkt livestream http://srebrenica.sensecentar.org, ora 17:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Malësi e Vogël dhe Gexhë. (Objekti i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët “Skender Kastrati” në fshatin Malësi e Vogël, ora 19:00)

- Komuna e Rahovecit mban dëgjim publik me banorët të fshatrave Ratkoc, Dejnë, Vrajak dhe Bratotin. (Objekti i Shkollës  Fillore të Mesme të Ulët “4 Dëshmorët” në fshatin Ratkoc, ora 20:00)