01 Tetor 2020

Përurohet kompleti i veprave të akademik Qosjes

Prishtinë, 23 nëntor - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja, mori pjesë sot në përurimin e kompletit të veprave të akademik, Rexhep Qosjes, që përmban njëzet e nëntë vëllime.

Ministri Buja para të pranishmëve theksoi rëndësinë e kësaj ngjarje për letërsinë dhe kulturën shqiptare. Ministri me këtë rast potencoi se njëzet e nëntë vëllimet e Qosjes, jo vetëm që e dokumentojnë veprimtarinë e një krijuesi, por edhe i japin ndjesi të mirë lexuesit dhe e bëjnë krenar institucionin që ka ndihmuar botimin e tyre.

“Unë nuk isha ministër në atë kohë kur këto libra u ndihmuan për t’u botuar në aspektin financiar, unë nuk e di kush ndihet keq prej shqiptarëve që kjo punë u bë, kjo vepër monumentale u ngrit në këto përmasa. Njeriu përmendoren ia ngrit vetes sa është gjallë me punën dhe angazhimin e tij”, u shprehur ministri Buja.

Ministri i Arsimit, në fjalën e tij, bëri edhe një krahasim sa i përket veprimtarisë individuale të Qosjes dhe veprimtarisë së Akademisë së Shkencave si institucion.

 “Kur kam studiuar letërsinë bëja një krahasim, nuk e di të drejtë apo jo, cila histori e letërsisë është më komplete, ajo që e bëri profesor Qosja apo ajo që e bëri Akademia e Shkencave”, theksoi ministri i Arsimit. 

Ndryshe, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vitin e kaluar ka financuar botimin e kompletit të veprave të akademik, Rexhep Qosjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Tetor 2020 - Me rastin e Ditës Botërore për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë. (Shtëpia për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër Faik Grainca për keqpërdorim të pozitës apo i autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK. (Gjykata Themelore në Ferizaj, salla nr.3, ora 9:30)

- Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica do të bëjë një vizitë në zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës në Prishtinë. (Zyrat e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ora 9:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimet vjetore për kinematografi. (Kabineti i ministres Dumoshi, ora 10:00)

- Komisioni Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës voton për ekspertin e shëndetit publik si dhe diskuton me ekspertët rreth angazhimit të tyre. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan nis vitin e ri akademik 2020/2021. (Universiteti “Kadri Zeka” në Gjilan, ora 11:30)

- Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu do të merr pjesë në aktivitetin sensibilizues të organizuar nga Drejtoria e Shëndetisë dhe QKMF me rastin e shënimit të muajit të Kancerit të Gjirit. (Sheshi “Shatërvan” në Prizren, ora 11:30)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyret e LV-së në Arbëri, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të merr pjesë në përurimin e klasave parashkollore të SHFMU “Mati Logoreci”, të renovuara nga KFOR-it Turk në Kosovë. (Shkolla “Mati Logoreci” në Prizren, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë edhe në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë - Landovicë në Prizren. (Në afërsi të varrezave të dëshmorëve në Landovicë, ora 12:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në fillimin e punimeve të rrugës Arbanë-Landovicë. (Landovicë, Varrezat e Dëshmorëve, ora 12:30)  

- Kryeministri Avdullah Hoti viziton komunitetin boshnjak në Reçan. (Reçan, ora 13:30)

- Në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahet paraqitja e parë e Hysni Gucatit. (https://www.scp-ks.org/sq/transmetim, ora 15:00)

- Kryeshefi Ekzekutiv i Korporates Financiare te Zhvillimit Ndërkombëtar të ShBA-ve, Adam Boehler mban një konferencë telefonike për shtyp në të cilën do të diskutojë sesi delegacioni i fundit i qeverisë amerikane në Greqi, Kosovë, Serbi, Izrael dhe Marok avancoi marrëveshjet ekonomike dhe investimet e sektorit privat për të mbështetur zhvillimin global dhe politikën e jashtme të SHBA. (https://www.eventbrite.com/e/telephonic-press-briefing-with-us-international-development-finance-tickets-123158497381, ora 17:00)