29 Mars 2024

Përurohen raftet e reja të arkivit komunal në Prishtinë

Prishtinë, 21 qershor - Kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa ka deklaruar të enjten se Komuna e Prishtinës ka marr iniciativën për krijimin e Muzeut Memorial, përmes të cilit, përmes dokumenteve, fotografive, video incizimeve, shkresave të ndryshme, do të argumentonin se cfare ka ndodh në fund të viteve të ’90-ta këtu, tendencën që të bëhet shpërngulja/eksodi masiv i popullatës se Kosovës nga ana e forcave pushtuese serbe.

Kryetari Mustafa deklaroi kështu në Arkivin e Qytetit të Prishtinës, ku bëri përurimin e rafteve të reja të arkivit, rafte këto që janë blerë me mjete të buxhetit komunal.

“Ne në këto ditë do të japim iniciativën në Kuvendin Komunal në mënyrë që në vitin e ardhshëm ta ndërtojmë një muze, i cili do të jetë muze memorial, që do të përfshij të gjitha ngjarjet e fundit të eksodit të popullsisë së Kosovës. Këtë muze do ta ndërtojmë afër stacioni të trenit, vendit prej nga janë depërtuar qytetarët tanë."

"Përmes tij do të mundësojmë që përmes fotografive, teksteve, dokumenteve, video prezantimeve dhe përmes ligjëratave që do të mbahen t’i informojmë qytetarët e Prishtinës, Kosovës dhe ndërkombëtarët këtu se cfare ka ndodh në fund të viteve të ’90-ta këtu, me tendencën që të bëhet shpërngulja masive e popullatës se Kosovës dhe të organizohet eksodi i popullatës”, tha kryetari Mustafa.

“Ne këtë duhet ta argumentojmë këtë para qytetarëve, para familjeve që ju ka ndodhur tragjedia me rastin e eksodeve, vrasjeve,  torturave të ndryshme, por edhe para ndërkombëtarëve në mënyrë që të mbetet një histori e prezantuar në një muze të cilin ne do ta bëjmë me mjetet të Komunës së Prishtinës”, tha kryetari Mustafa.

Duke folur për investimet që Komuna e Prishtinës i ka bërë në Arkivin e Qytetit, kryetari Mustafa tha se është një investim që komuna e ka bërë në vlerë prej 108 mijë euro, mirëpo ne konsiderojmë se vlera e punës se bërë është shumë me e madhe se vlera që ne kemi investuar.

“Ne do ta sistemojmë tere lenden arkivore këtu dhe do tu mundësojmë qytetarëve që ata ta shfrytëzojnë këtë lënë në bazë të nevojave të tyre. Këto pajisje janë rafte lëvizëse në mënyrë që të mbrohet në tërësi dokumentacioni, të sistematizohet dhe të përdorët në mënyrë shumë të shpejt”, tha kryetari Mustafa.

Ndërkaq, drejtori i Arkivit të Qytetit, Abaz Makolli tha se pajisjet me të cilat është pajisur tash se fundi arkivi i qytetit janë ndër me modernet në rajonë, dhe se me pajisje të tilla nuk disponon asnjë nga muzetë si motra në vendet e rajonit.

Ai falënderoj komunën për investimit e 108 mijë eurove për blerjen e këtyre rafteve dhe tha se me këto me rafte edhe për 50 vitet e ardhshme është siguruar arkivimi i lendeve arkivore.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)