18 Prill 2024

Përurohen 36 vëllime të botuara gjatë vitit 2011

Prishtinë, 19 prill - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë , Ramë Buja mori pjesë në përurimin vjetor të 36 vëllimeve të botuara gjatë vitit 2011, në Institutin Albanologjik të Prishtinës.

Ministri Buja uroi gjithë krijuesit e këtyre veprave, duke iu dëshiruar punë të pandalshme dhe suksese kulmore në veprimtarinë e tyre.

“Është kënaqësi të marrësh pjesë në një rrallësi të tillë të promovimit të 36 librave apo siç e tha drejtori Matoshi, se është krijuar një vepër në çdo dhjetë ditë, në Institutin Albanologjik të Prishtinës”, tha ministri Buja, duke premtuar se MASHT në vazhdimësi do të mbështes aktivitetet e Institutit Albanologjik.

Ndërsa, drejtori i Institutit Albanologjik, z. Hysen Matoshi tha se puna e këtij instituti përveç se nga angazhimi edhe më i madh i kuadrit shkencor, do të jetë e kushtëzuar edhe nga mbështetja e domosdoshme për realizimin sa më të plotë dhe më efikas të aktiviteteve shkencore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)