29 Mars 2024

Përpjekje për institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë

Prishtinë, 21 dhjetor - Ka filluar punimet konferenca kombëtare “Institucionalizimi i  mësimit plotësues në diasporë “,  në organizim të përbashkët, Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrisë së Diasporës së Kosovës, dhe Ministrisë së Arsimit të Shqipëri, e cila do të zgjasë tre ditë.

Në këtë konferencë pritet të diskutohet për koordinim të përbashkët dhe institucionalizimin e mësimit plotësues në diasporë, me qëllim të sigurimit të kushteve për një përfshirje sa më të madhe të fëmijëve tanë në mësimin plotësues që organizohet në vende të ndryshme të Evropës.

Me këtë rast, ministri Buja ndër tjera tha  se nevojitet një koordinim përbashkët dhe angazhim i mirëfilltë që mësimi plotësues të kyçet në kuadër të  institucioneve arsimore në ato vende ku vepron mërgata jonë.

“Po e pamë nga një kënd mësimi plotësues është i institucionalizuar, sepse  në fakt udhëhiqet dhe koordinohet nga ministritë tona përkatëse, mirëpo sipas statistikave diaspora jonë (nga Kosova), kalon 700 mijëshin, ndërsa përfshirja në mësimin plotësues është  5% “, tha ministri Buja.

Në vazhdim, ministri Buja foli edhe për ndërgjegjësimin e prindërve për dërgim të fëmijëve në mësimin plotësues.

“Në radhë të parë nevojitet një emancipim i mirëfilltë i prindërve që ata të jenë të ndërgjegjshëm që fëmijët e tyre duhet ta mësojnë gjuhën amtare si kusht për të qenë të suksesshëm në jetë“, theksoi ministri Buja .

Më tej, ministri Buja  tha se nevojitet të kemi një kurrikulë të unifikuar për këtë çështje, të amandamentojmë Ligjin për Arsimin Parauniversitar, të jemi më të koordinuar si institucione qendrore të vendit, duke saktësuar se kush çka ka për detyrë të bëjë në këtë drejtim.  Ne hartuam Abetaren e Përbashkët, por nuk do të ndalemi këtu. Do të bëjmë të përbashkëta edhe tekstet tjera të lëndëve mësimore”, tha ministri Buja.

“ Me propozimin e ministrit Tafaj dhe me pëlqimin tim,  ne do fillojmë edhe dhënien e ”diplomave dyshe”, të dy universiteteve tona në degë të caktuara. Ne të tre ministrat do të jemi shumë insistent që t’i përmbushim edhe konkluzionet që do dalin nga kjo konferencë “, tha në fund ministri Buja.

Fjalë hapje mbajtën edhe ministri i Arsimit i Shqipërisë, z. Myqerem Tafaj, ministri i Ministrisë për Diasporë,  z. Ibrahim Makolli, rektori i Universitetit të Prishtinës, Ibrahim Gashi,  kryetari i “Këshillit  Nacional të Shqiptarëve në  Mal të  Zi “ , z. Tahir Tahiri dhe  drejtori i Institutit Albanologjik, Hysen Matoshi.

Konferenca do të zgjasë (21- 23 dhjetor 2012), ndërsa në agjendë, pos tjerash është edhe promovimi i  librave “Roli i mërgatës në shtetëformim”,  veprat:  Jusuf  Gërvalla  I-IV,  si dhe  promovimi i revistës për fëmijë në diasporë dhe mërgatë “URA” si dhe aktivitete 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)