11 Gusht 2022

Pazari me tema të diplomës, mbrojtja e temës është bërë një formalitet

Prishtinë, 24 maj - Në kuadër të ciklit të diskutimeve të forumit “Zilja”, është organizuar tryeza e radhës e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitete, tryeza është udhëhequr nga organizata Çohu e cila ka përditësuar hulumtimin lidhur me “shit-blerjen e temave të diplomës”.

Një pjesë e studentëve nuk përgatitën profesionalisht që të përgatitin temën e diplomës vetë dhe për këtë arsye e blejnë temën të gatshme, të cilën edhe e mbrojnë para mentorëve dhe komisioneve përkatëse.

Kjo tregon për cilësinë e dobët të studimeve në nivelin e lartë arsimor dhe mosangazhimin e profesorëve për të mentoruar siç duhet studentët.  

Pjesë e panelit në tryezë ishin Elton Bahtiri - prorektor për cilësi dhe zhvillim akademik në UP, Blerim Rexha, profesor në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në UP, Xhavit Rexhaj, profesor në kolegjin AAB dhe Shkëlzen Gashi, aktivist.

Në tryezë u tha se lindja e kësaj dukurie ka ndodhur për shkak se një pjesë e konsiderueshme e profesorëve nuk po e kryejnë punën siç duhet dhe se mbrojtja e temës është bërë një formalitet.

Gjatë diskutimit u tha se është e domosdoshme që të ndërmerren disa hapa për ta parandaluar këtë dukuri, e të cilat janë: Kryerja është temës së diplomës të realizohet me një monitorim të vazhdueshëm nga mentori i temës, të ketë një mekanizëm mbikëqyrës në aspektin përmbajtjesor të temave, i cili në formë të mostrave do ta bënte një monitorim të tillë, temat e diplomës të publikohen në platformat online nga institucionet e arsimit të lartë si dhe të vihet në përdorim një softuer i cili do të detektonte përmbajtjet e njëjta të temave të diplomës, përkatësisht një softuer anti-plagjiat.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 gusht 2022

- Handikos organizon ceremoninë e shpërndarjes së 70 karrocave për personat me aftësi të kufizuara, donacion nga Izraeli, ku do të marrin pjesë ambasadorja e Izraelit, znj. Tammy Ziv, ministrja e Ministrisë për Punë të Jashtme dhe Diasporë,  znj. Donika Gërvalla dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara Adresa: Veternik, ora 10:00)

- Grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës mban konferencë për media. (Selia qendrore e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Në qytetin e Vushtrrisë organizohet Akademia Verore "Arbën Xhaferi‘’ edicioni i II-të. (Kalaja e Vjetër të Vushtrrisë, ora 17:00)