15 Prill 2021

Para Rektoratit të UP-së u përurua shtatorja e Hasan Prishtinës

Prishtinë, 28 nëntor - Përfaqësues të institucioneve më të larta shtetërore të Republikës së Kosovës, personalitete nga jeta kulturore, fetare, si dhe përfaqësues nga institucione të Republikës së Shqipërisë, kanë marrë pjesë sot në një akademi shkencore në Sallën e Kuqe të Fakultetit të Filologjisë, kushtuar figurës së Hasan Prishtinës, shtatorja e të cilit u vendos sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës (UP).

Duke qenë se Hasan Prishtina ishte një prej atdhetarëve më të shquar të historisë që punoi për lirinë dhe për arsimin, është zgjedhur pikërisht data 28 Nëntor, që të përurohet shtatorja e tij, që i bashkohet kështu edhe shumë festave të tjera që shënojnë këtë datë si: Dita e pavarësisë, Dalja në skenë e UCK-së dhe Ditëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari.

Me këtë rast, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja theksoi rëndësinë e madhe që ka kjo datë për historinë e popullit shqiptar. “Nuk ka festë më të qëlluar se kjo që të vendoset shtatorja e atdhetarit Hasan Prishtina para Rektoratit. Ai ishte një figurë ëmblematike dhe nuk mund ta ketë vendin diku tjetër, përveq para institucionit, ku përgatiten intelektualët e ardhshëm”, theksoi ministri Buja.

Në këtë ceremoni folën edhe presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, rektori Mujë Rugova, ministri Memli Krasniqi, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, përfaqësues të familjes së Hasan Prishtinës dhe historianë nga Kosova e Shqipëria, të cilët theksuan se atdhetari Prishtina nuk kurseuasgjë nga vetja për mirëqenien e kombit të tij, derisa u vra në vitin 1933.

Në këtë ceremoni u tha se duke i respektuar figurat si Hasan Prishtina, respektojmë veten dhe luftën tonë për liri dhe shtet.

Më pas, të gjitha këto personalitete zbuluan shtatoren e Hasan Prishtinës para ndertesës së Rektoratit të UP-së, në praninë e qytetarëve të shumtë, të cilët ishin mbledhur për ta shënuar këtë ngjarje. Shtatorja e cila është rreth 3 metra e gjatë është punaur nga Akademia e Arteve e Tirantës, udhëhequr nga zëvendësrektori i kësaj akademie, Artan Peqini. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Prill 2021 - Handikos dhe The Balkan Forum tashmë kanë nisur kampanjën ‘Thuaj Jo Qeseve të Plastikës’  përmes një aktiviteti simbolik zyrtarisht do të prezantojmë strajcat e ri-përdorshme të punuara tash e disa muaj nga personat me aftësi të kufizuara. (Sheshi ‘Skënderbeu’ dhe ‘Nënë Tereza’, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhes. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Agim Hamdija për vepren penale 'Organizimi i skemave piramidale'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave në Drenas, ora 10:30)

- Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës  Hysen Durmishi do të mbajë konferencë per media. (Objekti i MMPHI-së, salla B201, oa ora 10:30,

- Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli, vizitojnë ekipin e kampanjës 'Thuaj jo Qeseve të Plastikës'. (sheshi ‘Skënderbeu’ , ora 12:00)

- Pronarët e sallave të dasmave mbajnë takim lidhur me masat anti-Covid. (Golden Imperial në Veternik, ora 14:00)

- Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim nis shpërndarjen e pakove ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë, me rastin e muajit të Ramazanit. (Palestra Sportive “Tota” në Vushtrri, ora 14:30)