25 Prill 2024

OSBE lanson raportin për qasjen e komuniteteve në arsim

Prishtinë, 18 dhjetor - Misioni i OSBE-së do të lansojë sot një raport, i cili bën vlerësimin e cilësisë së arsimit parauniversitar për komunitetet jo-shumicë në Kosovë.

Raporti trajton disponueshmërinë e arsimit në një gjuhë të caktuar zyrtare apo të komuniteteve, librave shkollorë dhe mësimdhënësve e stafit të kualifikuar, lëndëve specifike për komunitetet, financimit për bursa dhe transportim, si dhe mundësitë për ndërveprim ndërmjet nxënësve nga komunitetet e ndryshme.

Fjalët hyrëse do të mbahen nga Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu; Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Shyqiri Bytyqi, Zëvendëskryetarja e Parë e Komisionit të Kuvendit të Kosovës për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sport, Inovacion dhe Ndërmarrësi Teuta Haxhiu; Kryesuesi i Këshillit Konsultativ për Komunitete Zhivojin Qirkoviq; si dhe aktivisti i shoqërisë civile Gazmen Salijeviq.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)