19 Mars 2024

ORCA sfidon rregulloren e Fakultetit të Arteve

Prishtinë, 25 maj - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka bërë të ditur së të premten e kaluar ka ushtruar kërkesën për inspektim nga Inspektorati i Arsimit ku ka kërkuar anulimin e rregullores për avancimin e profesorëve në Fakultetin e Arteve të UP-së dhe rrjedhimisht anulimin e konkursit për zgjedhjen e stafit akademik të UP-së.

ORCA i ka bërë këto kërkesa për faktin se rregullorja aktuale e Fakultetit të Arteve cenon rëndë cilësinë e mësimdhënies në UP duke barazuar gradën “Doktor i Arteve” me “Master i Arteve”  si dhe duke pamundësuar konkurrencën e doktorëve të arteve dhe doktorantëve të arteve në këtë fakultet.

ORCA beson se menaxhmenti qendror dhe Senati i UP-së janë vënë në lajthitje nga në rastin e rregullores me ç’rast është deformuar realiteti i mundësive të studimeve të doktoraturës.

Nga stafi akademik i Fakultetit të Arteve pretendohet zakonisht se nuk ka programe të doktoraturës për fusha të artit, mirëpo ORCA tashmë ka identifikuar dhjetëra programe të doktoraturës në rajon dhe më gjerë si dhe një numër të konsiderueshëm doktorantësh nga Kosova në fusha të ndryshme të artit.

Rregullorja aktuale nuk e njeh ekzistencën e “Doktorit të Arteve” dhe “Doktorantit të Arteve” prandaj ORCA konsideron se si e tillë e deformon realitetin dhe e cenon zhvillimin e mëtutjeshëm të mësimdhënies në Fakultetin e Arteve.
Në Rregullore janë gjetur shkelje të cilat e dëmtojnë rëndë cilësinë e arsimit në UP. Neni 3, pika 1.1. dhe 1.2, në emër të procesit të ekuivalentimit  të gradave, është barazuar grada “Dr. Sc.” (Doktor i Shkencave) me atë të Mr/Ma të Arteve, ndërsa grada “Doktor i Arteve” nuk është përfshirë (pra, nuk figuron-ekziston)  si formulim as si gardë, as si përparësi dhe as si epërsi në raport me gradën “Mr/Ma i Arteve”.

Kjo do të thotë se në rast se kandidon një kandidat me “Mr/Ma të Arteve” në të njëjtin konkurs me një kandidat me gradën “Doktor i Arteve”, ky i fundit nuk do të ketë përparësi ndaj tij. Më këtë nen të Rregullores, është shkelur neni 175, 176, 177 dhe 178 të Statutit të UP-së, ngase askund në Statut nuk thuhet se grada Dr. Sc. është e barabartë me gradën Mr. apo Ma.

Në shkollat doktorale (cikli i tretë) në rajon dhe më gjerë, kandidatët pas përfundimit të studimeve fitojnë këtë titull: “Doktor i Arteve” (D.A.).

Përveç titullit, specifikohet edhe fusha e ngushtë e studimit si p.sh: arti skenik, arti audiovizual, prodhimin në artet skenike, audiovizuale; kurse në muzikë: kompozim, dirigjim, piano, etj. Programet doktorale të arteve, përmbajnë pjesë praktike dhe teorike në programet ekzistuese. Po ashtu, ka edhe programe të cilat lidhen vetëm me pjesën teorike të studimit dhe hulumtimit, varësisht nga fusha e interesit dhe rregulloreve të tyre të brendshme.

ORCA kërkon nga Inspektorati për Arsim, që duke u bazuar në argumentet e paraqitura në Kërkesën për Inspektim të inspektojë Rregulloren me nr. prot: 990, datë 19.04.2018 si dhe Konkursin më nr. prot: 1/173, datë 27.04.2018, konkretisht pikën X (pika dhjetë e Konkursit, Fakulteti i Arteve) për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina'' për të gjitha emërimet, riemërimet dhe avancimet e personelit akademik në këtë fakultet - t’i rekomandojë Universitetit të Prishtinës që të:

1. Ndryshojë Rregulloren me nr. prot: 990, datë 19.04.2018, posaçërisht nenin 3 të Rregullores dhe nenet tjera përkatëse dhe të bëjë harmonizimin e saj në përputhje me Statutin e UP-së ashtu që , dhe 

2. Anulojë Konkursin më nr. prot: 1/173, datë 27.04.2018, konkretisht pikën “X” (pika dhjetë, Fakulteti i Arteve) për zgjedhjen e personelit akademik në fakultetet e Universitetit të Prishtinës ''Hasan Prishtina'', pasi që i gjithë ky proces do të mbështetet në këtë rregullore me nr. prot: 990, datë 19.04.2018.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)