03 Prill 2020

ORCA kërkon hetime për denoncimet e anëtares së Këshillit drejtues në UP

Prishtinë, 27 shkurt - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) shpreh shqetësimin e thellë për përmbajtjen e letrës drejtuar Rektorit Marjan Dema dhe Ministres Hykmete Bajrami nga ana e anëtares së Këshillit Drejtues të UP-së znj. Laura Kryeziu – Selimi, e cila ka listuar një sërë shkeljesh në Universitetin e Prishtinës.

Denoncimet e zonjës Kryeziu – Selimi duhet të merren seriozisht nga MAShT dhe institucionet hetimore në vend pasi ato vijnë nga dikush që ka pasur qasje në informacion dhe që ka përcjellë për një kohë relativisht të gjatë nga një pozitë drejtuese zhvillimet në UP.

Disa nga denoncimet e saj që lidhen me pagat e zyrtarëve të lartë të UP-së deri tash i ka ngritur edhe ORCA nëpër hulumtimet e veta.

Me këtë rast ORCA pret nga Ministria e Financave, MAShT dhe Qeveria në përgjithësi, që të ndërhyjnë për të vënë rregull, rend e ligj në Universitetin e Prishtinës pasi autonomia që gëzon universiteti lidhet vetëm me zbatimin e ligjeve dhe çështjet akademike siç janë përcaktuar me ligj. Autonomi për të bërë keqpërdorime nuk gëzon dhe nuk duhet të gëzojë askush në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.