20 Prill 2024

ORCA e shqetësuar nga kërcënimet ndaj studentëve nga ish i dënuar Arian Janova

Prishtinë, 12 dhjetor - Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) është e shqetësuar pas publikimit në medie të kërcënimeve ndaj studentëve të Parlamentit Studentor nga Arian Janova, i cili ishte dënuar nga gjykata e shkallës së parë për shitje notash në UP, por që u lirua nga gjykata e apelit me pretekstin se lënda nuk ka qenë e plotë meqë prokurori nuk e kishte paraqitur rrjetin e kryerjes së krimeve, pra nuk i ka përfshirë edhe profesorët.

ORCA është e indinjiuar me faktin edhe pas shfaqjes së dëshmive të pakontestueshme në publik se personi në fjalë është përfshirë në afera të ndryshme që kanë çuar në dënimin e tij kohë më parë, ai vazhdon të pritet nga anëtarë të caktuar të Këshillit Drejtues, Rektorati, Dekanët në takime formale e joformale.

Publikimi thirrjeve telefonike kërcënuese ndaj studentëve, forcojnë edhe njëherë bindjen tonë se ai po mundohet të rikrijojë rrjetin e tij të ndikimit pas një pushimi deri në përfundimin e rastit të tij gjyqësor.

ORCA kërkon nga Rektorati që të merren masa urgjente për parandalimin e shtrirjes së ndikimit nga persona të tillë dhe kërkon ndërprerjen e menjëhershme të takimeve të zyrtarëve të UP-së me persona të tillë.

Me këtë rast ORCA i bën thirrje organizatave studentore që ta bojkotojnë bashkëpunimin me këtë person dhe personat që janë të lidhur me të.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)