07 Dhjetor 2019

OJQ kërkojnë llogari nga ministri Bytyqi për gjysmë milion euro

Prishtinë, 3 dhjetor - Organizatat e shoqërisë civile të cilat menaxhojnë Qendrat Mësimore për Mësim Shtesë sot kanë bërë thirrje para objektit të Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë - MAShT.

#Duam qendrat tona, #Ministër ku është gjysmë milion euro, #Duam llogari, kanë qenë disa nga parullat kyçe të brohoritjeve të qytetarëve dhe tutorëve ndaj Ministrisë së Arsimit.

Kjo thirrje ka pas për qellim t ia rikujtoj Ministrit të Arsimit z. Bytyqit premtimet të cilat nuk i ka realizuar sipas datës së afatit të përcaktuar me UA të cilin udhëzim vetë Ministri e ka nënshkruar me 7 dhjetor 2018 (19/2018) pra, është bërë tash e një kohë e gjatë që qendrat e mësimit shtesë janë duke u përballuar me një sërë sfidash për shkak të mungesës së financimit dhe nenglizhencës së përgjegjësive institucionale.

Qytetarët që iu bashkuan kësaj thirrje si dhe të gjithë tutorët e qendrave mësimore sot kanë kërkuar nga MAShT që në mënyrë urgjente të nxjerrin (Udhëzuesin e Regjstrimit të këtyre Qendrave Mësimore) sa më shpejt që të jetë e mundur dhe rrjedhimisht të hap procesin zyrtar të regjistrimit për (Qendrat e Mësimit Shtesë) dhe në të njejtën kohë të publikoj thirrje për #SUBVENCIONE financiare siç përcaktohet në buxhetin vjetor të qeverisë së Kosovës

Përveç tjerash në këtë thirrjeje të ( Iniciatives Avokuese) tutorët kanë dal me pankarta dhe me mesazhe dedikuar kësaj ministrie ku ndër të tjera kanë brohoritur me parulla duke kërkuar që Ministri ti përmbush premtimet e tij dhe ta shtyej para procesin e funksionimit të Udhëzuest Administrativ.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 dhjetor 2019 - Këshilli Gjyqësor i Kosovës organizon Konferencën e Nëntë Gjyqësore në të cilën do të marrin pjesë tërë struktura e sistemit të drejtësisë në Kosovës për të diskutuar temën: “Të arriturat dhe sfidat e sistemit gjyqësor gjatë vitit 2019”. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Federata e pingpongut të Kosovës do të organizojë turneun më të fortë të vitit 2019,  TOP 12 për Seniorët më të mirë, me të cilat edhe përmbyllen garat për vitin 2019. (Palestra e sporteve në Prishtinë, ora 10:00)

- Federata e Futbollit e Kosovës organizon turneun final të projektit “Rekrutimi i vajzave të reja në futbollin e organizuar” nën moton “Ti mund ta bësh – You Can Do It”, ku do të marrin pjesë ekipet fituese të turneve të mbajtur në 13 komuna. (Kompleksi “Sopa Sport” në Lipjan, ora 10:15)

- Rrjeti i Grave të Kosovës mbledhë 158 organizatat anëtare, përkrahësit individual, partnerët, miqtë, dhe përfaqësuesit e mediave në Kuvendin e 17-të Vjetor të Anëtareve. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- Misioni i OSBE-së organizon konferencë ku do të prezantojë aktivitetet që Misioni ka organizuar gjatë vitit 2019 me të rinj, siç janë Akademia e OSBE-së për Dialog, Deklarata Ndër-Komunale për Dialog ndërmjet Komuniteteve, si dhe Lojërat Mini-Olimpike për Njerëz me Nevoja të Veçanta, të cilat kanë sjellë së bashku të rinj nga komunitete të ndryshme. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:30)

- Gecjan Fashion Group sjellë për të 13-in Vit me radhë, ngjarjen më të madhe të modës në rajon “Kosova International Fashion Week 2019”. (Salla e panaireve në Shkabaj, ora 18:00)