16 Prill 2024

OEK nënshkruan memorandum me Grupin e Veteraneve te Arsimit

Prishtinë, 24 prill - Në Odën Ekonomike të Kosovës sot është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit ne mes te OEK-ut dhe Grupit te Veteraneve te Arsimit (GVA) me ç’rast u theksua rëndësia dhe kontributi i tyre në arsimin dhe edukimin e gjeneratave te tëra në Kosovës.

“Ju keni qenë pjesë e shoqërisë në të gjitha të mirat dhe katrahurat e saj, por gjithmonë të nënçmuara nga secila shoqëri duke marrë parasysh vlerat që keni dhe kontributin që keni dhënë.  Prandaj, sado që e përjetoj thellë ndjenjën për të pasur shoqe me vlera si jeni ju, megjithatë kjo nuk është e barabartë me përkushtimin që meritoni”, tha me ketë rast kreu i OEK-ut.

Gërxhaliu tha se e kishte vështirë të gjej një shprehje që përmbledhë që të gjithat virtytet dhe kontributin e veteranëve të arsimit.

“ Sot, ju me mburrje duhet ta mbani epitetin veterane të arsimit.  Posaçërisht  se të gjitha arritjet që ka shënuar civilizimi  mbështeten në arsimim. Këtu kontributi i juaj është i madh- meqenëse niveli i arsimimit në vend secilën ditë është duke u rritur, ndërsa ai si qëllim të  në fundit ka ngritjen e mirëqenies së shoqërisë.\"

\"Në këtë pikë, sa do që nuk jemi të kënaqur, por, nganjëherë, duhet kthyer kokën pas për të vërejtur se sa përpara kemi ecur.  Kosova ka një rritje ekonomike diku rreth 5 për qind, por kjo nuk është e mjaftueshme për të tejkaluar të gjitha vështirësitë, një pjesë e mirë e të cilave janë të trashëguara”.

Fahri Buqinca, përfaqësues i Grupit te Veteraneve te Arsimit me këtë rast theksoi se bashkëpunimi ne mes te OEK-ut dhe GVA ka një domethënie te shumëfish - e para ne angazhimin dhe drejtimin ne arsimim e popullatës se gjere e sidomos te femrës sonë kosovare  kryhet një obligim shoqëror social humanitar qe është barre e trashëguar nga e kaluara e sidomos nga lufta e fundit ne Kosovë.

Për shoqatën e GVA  është një nder i madh qe te bashkëpunoj dhe bashkëveproj me OEK-un .

“Dihet se OEK është një organizate profesionale shume e rëndësishme për zhvillimin ekonomik te vendit ajo gjate punës se vet ka kontribuar shume duke analizuar dhe duke përfaqësuar interesat e subjekteve te anëtarësuara ne te si dhe interesat e përgjithshme te Kosovës”, tha Buqinca .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)