28 Mars 2024

Nxënësja nga Ferizaji shkëlqen me dituri në arenën ndërkombëtare

Vilnius, 19 qershor - Rineta Qerkini nxënësja nga Ferizaji është njëra nga fitueset e garës ndërkombëtare të diturisë të zhvilluar online në Vilnius të Lituanisë.

Rineta, kohë më parë ishte edhe pjesëmarrëse dhe njëra ndër fitueset e medaljes në Genius Olympiad, garë kjo që mbahet në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Pas këtij suksesi, nxënësja shembullore është shpërblyer me pagesën e studimeve nga Rochester Institute of Technology në SHBA në vlerë prej 88.000 dollarëve.

Rineta aktualisht është në përfundim të shkollimit të mesëm në Shkollën "Mehmet Akif", në Lipjan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)