29 Mars 2024

Një grup studentësh nga Vjena vizituan Këshillin Gjyqësor të Kosovës

Prishtinë, 18 janar - Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Nehat Idrizi dhe drejtori i Sekretariatit të KGjK-së, Shkelzen Maliqi, sot kanë pritur në takim njëzet studentë nga Universiteti i Vjenës, të cilët po qëndrojnë në vendin tonë në kuadër të një vizite studimore.

Kryesuesi Idrizi, shprehu kënaqësinë që edhe këtë vit në Këshillin Gjyqësor të Kosovës po pret  studentë të rinj  të cilët studiojnë për të drejtat e njeriut në Universitetin e Vjenës.

 Idrizi, i njoftoi studentët e rinj me historikun e sistemit gjyqësor në përgjithësi, dhe për Këshillin Gjyqësor të Kosovës në veçanti, që nga themelimi i tij.  Ai vuri theksin, në rolin dhe  funksionin e KGjK, ndarjen e gjykatave, reformën gjyqësore si një ndër sfidat nëpër të cilat ka kaluar sistemi gjyqësor në vendin tonë.

Në anën tjetër, studentët nga Vjena, me prejardhje nga vende të ndryshme të botës, falënderuan kryesuesin Idrizi dhe shprehën mirënjohje të thellë për pritjen e  ngrohtë dhe përkushtimin ndaj tyre që kanë treguar të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

Studentët,  po ashtu shtruan pyetje edhe për perceptimin e gjyqësorit në vend, për strukturën e gjykatave, raportet me EULEX-in dhe çështje tjera me interes, për të cilat u informuan nga kryesuesi i KGjK-së.

 Në Universitetin e Vjenës këta student bëjnë master për të drejtat e njeriut. Ata vijnë qe katërmbëdhjetë (14) vite me radhë  në Kosovë.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)