28 Mars 2024

Nisi punimet konferenca shkencore e studiuesve të rinj të UBT-së

Prishtinë, 12 qershor - Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), në bashkëpunim më të gjitha njësit akademike që ka ky Universitete, ka organizuar Konferencën e Parë shkencore  të studiuesve të rinj.

Në këtë konferencë është paraqitur një numër i madhe i studiuesve të rinj me punimet e veta profesionale shkencore - hulumtues nga lëmit e ndryshme.

Përveç studentëve të Universitetit UBT, po marrin pjesë edhe profesorë edhe mysafirë dhe ekspert të lëmive të ndryshme, jo vetëm lokal por edhe atë ndërkombëtar.

Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi në fjalën e tij shprehu bindjen se organizimi i kësaj konference, është një mundësi për studentët  e rinj që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca në disiplina, tradita dhe perspektiva të ndryshme si dhe të ndërlidhen me qeshjet shkencore. 

“Komisioni për vlerësimin e punimeve ka vendosur se hulumtimet  e prezantuara në këtë konferencë, në një të ardhme të afërt do të publikomë në revistën e Universitetit UBT”, tha Dr. Petrit Shala.

Jo vetëm Leonita Arllati, e cila sot ka prezantuar hulumtimin e saj “Komunikimi me WIRELESS” dhe Shkurta Haliti me temën “Topologjia e rrjetit”, por edhe studentët tjerë ndihem  të privilegjuar meqë u ka dhënë mundësia të prezantojnë punime dhe të shprehin aftësitë e  tyre në një ambient të mirëfilltë shkencor.

Punimet e Konferencës po zhvillohen në objektin e Universitetit UBT, dhe do zgjasin deri më 16 qershor 2012, në gjashtë sesione, dhe në këto disiplina si nga ekonomia dhe  biznesi, arkitekturë, juridik, kompjuterizim e mekatronikë, etj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)