28 Mars 2024

Nis punimet konferenca ndërkombëtare e Matematikës

Prishtinë, 3 shtator - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Buja ka marrë pjesë sot në ceremoninë e hapjes së punimeve të Konferencës së parë ndërkombëtare euro-aziatike të shkencave matematike dhe zbatimeve.

Qëllimi i konferencës është që t’i kontribuojë zhvillimit të shkencave të matematikës dhe zbatimit të tyre kudo në botë.

Ministri i Arsimit, Ramë Buja, shprehu kënaqësinë e tij që ndodhet në hapjen e kësaj konference dhe shprehu besimin se konferenca të tilla do të organizohen përsëri duke u nisur nga serioziteti i organizimit që është bërë.

Ministri, ndër të tjera theksoi se pajtohet me thënien se matematika është mbretëresha e shkencave, por ai citoi edhe shkencëtarin Adam Smit i cili ka thënë se matematika në kokën e një ekonomisti të mirë është shumë e rrezikshme dhe shumë profitabile.

“Kjo konferencë është shumë domethënëse edhe për vet Planin Strategjik për Arsimin, ku është paraparë ngritja e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë”, tha ministri Buja dhe theksoi se është shumë me rëndësi që kjo konferencë, duke trajtuar 244 tema, t’i sjellë të mira shkencës së matematikës në Kosovë e kudo në botë.

Punimet e konferencës i përshëndetën edhe rektori i Universitetit të Prishtinës dhe rektorët e tri universiteteve turke.

Kjo konferencë, e cila ka filluar punimet sot në Prishtinë, është organizuar nga Universiteti i Prishtinës dhe tre universitete të Turqisë: Kocaeli, Sakaria dhe Bileçek. 

Punimet ë kësaj konferencë treditore do t’i ndjekin rreth 400 studiues nga vende të ndryshme të
botës, ndërsa do të do të prezantohen 244 tema nga lëmi të ndryshme të matematikës.

Në fund të kësaj ceremonie, ministri Buja pranoi edhe disa dhurata nga organizatorët e koferencës në shenjë falenderimi për mbështetjen që i ka dhënë MAShT-i organizimit të kësaj konference.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)