19 Prill 2024

Nis pa probleme gjysmëvjetori i dytë në Mitrovicë

Mitrovicë, 8 janar - Gjysmëvjetori i dytë ka nisur pa probleme në të gjitha shkollat e Komunës së Mitrovicës.

Përgjegjësit e arsimit në këtë komunë, thonë se të gjitha përgatitjet janë bërë me kohë në mënyrë që të mos paraqiten telashe as me ngrohjet e shkollave në këtë kohë të ftohtë dimri.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Mitrovicës, Ali Bejta, thotë se procesi mësimor ka nisur mirë edhe në shkollat e zonave rurale.

Ai potencon zonën e Shalës së Bajgorës, ku gjatë stinës së dimrit paraqiten probleme më shpesh për shkak të terrenit malor. “Në të gjitha shkollat mësimi ka filluar ashtu siç ka qenë i paraparë. Çdo gjë është duke shkuar mirë”.

Drejtori Bejta, thotë se viteve të fundit janë bërë investime të mëdha në infrastrukturë dhe përveç kolektivit të shkollës së mesme të mjekësisë “Xheladin Deda”, të tjerët e kanë të zgjidhur çështjen e objektit.

“Nxënësit e mjekësisë kanë filluar mësimin prej shtatorit në shkollën teknike. Shkolla është e madhe aty një herë për një herë janë të akomoduar. Sipas të gjitha gjasave prej vitit të ardhshëm shkollor pritet të nis mësimi në objektin e ri që është duke u ndërtuar për këtë shkollë”.

Në Komunën e Mitrovicës prej përfundimit të luftës ka pasur probleme të mëdha sa i përket hapësirës shkollore, meqë shumë objekte shkollore në veri nuk kanë mundur të shfrytëzohen prej nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë.

Në ndërkohë në jug të qytetit janë ndërtuar shumë objekte të reja shkollore që e kanë zbutur problemin në këtë drejtim.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)