05 Dhjetor 2022

Nis konferenca Euroaziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale në Universitetin e Gjakovës

Prishtinë, 2 shkurt - Sot në mënyrë virtuale në Universitetin “Fehmi Agani” në Gjakovë nis Konferenca e XI-të Euroaziatike për Gjuhën dhe Shkencat Sociale, e cila vazhdon të mbahet deri më 3 shkurt 2021.

Kjo konferencë organizohet nga Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe YADER.

Rektori, Prof. Ass. Dr. Artan Nimani, në fjalimin e tij theksoi se është nder dhe privilegj të bëjë hapjen e punimeve të kësaj ngjarje të rëndësishme në emër të bashkorganizatorëve dhe partnerëve.

Ai i falënderojë të gjithë ata që kontribuon në realizimin e kësaj konference, me të cilët shprehi besimin e tij se do të vazhdojë bashkëpunimi edhe në të ardhmen.

“Përgjatë konferencës ju uroj sukses studiuesve nga vendi, rajoni dhe me gjerë,  në prezantimin e punimeve me tematika të  ndryshme për Gjuhën dhe Shkencat Sociale”.

Në hapje të konferencës, foli edhe z. Enis Kervan, Ministër i Zhvillimit Rajonal në Republikën e Kosovës, i cili përgëzoi për organizimin madhështor të konferencës, duke theksuar se Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë ka arritur të promovojë Kosovën në 20 (njëzet) shtete të botës, shumica prej tyre që nuk e kanë njohur Kosovën si shtet.

Në Konferencë po marrin pjesë me punime shkencore akademikë nga: Kosova, Shqipëria, Turqia, Maqedonia, Azerbajxhani, Bullgaria, Qipro, Hungaria, India, Izraeli, Kazakistani, Kirgistani, Letonia, Polonia, Rumania, Sri Lanka, Ukraina, Filipinet, Uzbekistani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Qëllimi i konferencës është të kontribuojë në zhvillimin shkencor duke diskutuar studimet e studiuesëve, si dhe ofrimin e një game të gjerë prezantimesh kërkimore me cilësi të lartë për të ndarë ekspertizën dhe njohuritë.

Po ashtu, të mbështesë, inkurajojë dhe sigurojë një platformë për studiuesit e rinj, për të prezantuar kërkimet e tyre, për t'u lidhur me bashkësinë ndërkombëtare të studiuesve të rinj dhe për të kërkuar depërtimin dhe këshillat e studiuesve të suksesshëm gjatë konferencës.

Konferenca është e ndarë në 15 (pesëmbëdhjetë) sesione punuese, ku do të prezantohen 150 (njëqind e pesëdhjetë) punime shkencore, mbi 200 pjesëmarrës - prezantues vendorë dhe ndërkombëtarë, nga 20 (njëzet) shtete të botës. Gjuhët e konferencës janë në anglisht, shqip, turqisht, rusisht dhe në polonisht.

Punimet shkencore përbëhen nga fushat e temave për: ekonomi, gjuhësi dhe studime gjuhësore, drejtësi, shkenca të edukimit, psikologji dhe këshillim, studime të letërsisë, studime gjeografike, menaxhim dhe administrim biznesi, studime fetare dhe sociologji.

ECLSS është një konferencë akademike ndërkombëtare që kërkon të sigurojë një forum për prezantim dhe diskutim, duke ekspozuar kërkimet ndaj tendencave, zhvillimeve dhe sfidave më të fundit në fushën e shkencave shoqërore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 5 dhjetor 2022 - Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, do të nënshkruajë marrëveshjen me partneritet publiko privat për ndërtimin e tri shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes dhe operimit në Komunën e Prishtinës. (Ndërtesa e Vjetër e Komunës së Prishtinës, ora 9:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Lëvizja Fol, Iniciativa për Progres, Çohu dhe Colombus organizojnë tryezë të rrumbullakët, ku do të diskutohet lidhur me “Reforma në Drejtësi”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022 interviston Njazi Thaçin, Luigj Imerin, Perparim Kabashin, Nagip Krasniqin, Faruk Hajrizin, Rrezarta Pllanën, Hysen Fazliun, Musa Misinin, Skender Hazirin, Ali Hamitin, Izet Rushitin dhe Krenar Bujupin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Kabineti i Presidentes,ora 12:00)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-it dhe UN Volunteers shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit. (Kino Armata, sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 13:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezë të rrumbullakët, ku do të prezantohet raporti me titull “Parashkrimi i Korrupsionit”, i cili është rezultat i monitorimit sistematik që IKD i bënë sistemit Gjyqësor dhe atij Prokurorial të Republikës së Kosovës. (Hotel Sirius, ora 13:00)

- Këshilli Rinor Kosovar në bashkëpunim me Kuvendin e të Rinjëve të Ferizajt dhe Komunën e Ferizajt do të mbajë panelin e diskutimit dhe aktivitetin ‘Dita e Vullnetarizmit’ me qëllim të promovimit dhe diskutimit rreth punës vullnetare, nevojave të vullnetarëve dhe aktiviteti i tyre në këtë komunë. (Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj, ora 14:00)

- Lëvizja FOL në kuadër të  “Javës Kundër Korrupsion 2022” mban konferencë për media me ç’rast do të bëjë publikimin e raportit "Masat disiplinore kundër nëpunësit civil për korrupsion dhe shkelje etike". (Hotel Sirius, ora 15:15)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Ndihmës Administratoren e USAID-it, Erin E. McKee. (Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, ora 15:45)