26 Prill 2024

Nesër mbahen zgjedhjet për këshilla të fakulteteve në UP

Prishtinë, 12 qershor - Në të gjitha njësitë akademike të Universitetit të Prishtinës, nesër do të mbahen zgjedhjet për këshilla të fakulteteve.
Profesorët do të votojnë njëri-tjetrin për anëtarët e këtyre këshillave, numri i të cilëve nuk është i kufizuar.

Sekretari i Universitetit, Vaxhid Sadriu, ka konfirmuar se në këshilla do të votohen kandidatët nga stafi akademik, në ato fakultete ku numri i tyre është më i madh se 30.

Nën këtë numër profesorët shkojnë automatikisht në këshill, pa pasur nevojë për votim. Pas konstituimit të këshillave, do të propozohen kandidatët për dekanë, që do t’i bëjnë këto këshilla të reja.

Emrat e të nominuarve për dekanë, pritet të shpallen në fillim të korrikut, kohë kjo kur përfundojnë të gjitha procedurat ligjore për konstituim të këshillave dhe përfaqësuesve studentor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)