29 Mars 2024

Në tetë shkolla fillore në Gjilan përdoret uji i papijshëm

Prishtinë, 23 dhjetor - Në tetë shkolla fillore të Komunës së Gjilanit që furnizohen me ujë nga puset, është gjetur se uji është i kontaminuar në aspektin kimik dhe bakteriologjik. 
 
Si rrjedhojë e një hulumtimi në terren të bërë nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) dhe nga analizat e siguruara nga Qendra Rajonale e Shëndetësisë Publike në Gjilan (QRSHP) rreth cilësisë së ujit në këto shkolla, kontaminimi i ujit në këto shkolla vjen si pasojë e vjetërsisë së filtrave të ujit dhe mosmirëmbajtjes së puseve.

Numri i nxënësve që vijojnë mësimin në këto 8 shkolla është 1317.          
 
Sipas vlerësimeve të QRSHP-së, uji i kontaminuar mund të bartë lloje të ndryshme të mikroorganizmave, dhe për rrjedhojë mund të shkaktojë sëmundje infektive si tifoja, paratifoja, dizenteria dhe kolera.        

Këto gjetje dhe rezultatet e raportit të QRSHP-së, KDI i ka shpalosur në një takim që është mbajtur me datën 18 dhjetor, me zyrtarët komunal dhe drejtorët e shkollave.

Në këtë tryezë, zyrtari nga drejtoria e shëndetësisë, Veton Uka, ka thënë që disa shkolla furnizohen nga bazenet, ndërsa kapakët e betonit me të cilët mbulohen këto bazene nuk janë të cilësisë së duhur.

Po ashtu Uka ka theksuar që sidomos gjatë sezonit të vjeshtës ndodh depërtimi i bakterieve në këto bazene duke shkaktuar kontaminimin e ujit.

Ajhane Sefiu nga QRSHP, ka kërkuar që klorizimi i ujit në këto shkolla duhet të bëhet në mënyrë permanente, ndërsa ka rekomanduar që çdo fshat duhet të tentojë të ketë sismenin lokal të furnizimit me ujë, që do të mundësonte përmirësimin e cilësisë së ujit në shkolla.

KDI kërkon nga komuna e Gjilanit të merr masa të menjëhershme për mirëmbajtjen, pastrimin dhe rehabilitimin e këtyre puseve në mënyrë që këtyre nxënësve tu garantohet furnizimi me ujë të pijshëm.          

Aktivitetet janë realizuar në kuadër të projektit “Rritja e llogaridhënies së institucioneve të qeverisjes lokale”, që mbështetet nga Ambasada Britanike në Prishtinë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)