27 Prill 2024

Në shkollën 'Xhevdet Doda' hapet punëtoria kreative “makerspace”

Prishtinë, 20 mars - Zëvendësja e Ndihmës Administratorit për Europë dhe Euroazi pranë USAID-it, Gretchen Birkle, do të flasë me rastin e hapjes së punëtorisë kreative “makerspace” në shkollën e mesme Xhevdet Doda.   

USAID-i përmes programit të tij Përkrahja e Adoleshentëve pas Mësimit të Rregullt synon të zhvillojë punësueshmërinë dhe shkathtësitë ndërmarrëse tek të rinjtë e Kosovës. 

Projekti ndihmon në zbatimin e planprogramit të Qeverisë së Kosovës për klasët 10-12 duke siguruar teknologji bashkëkohore, trajnime dhe mentorime për mësimdhënësit, dhe hapur “Qendra për Karrierë dhe Ndërmarrësi” në shkollat partnere. 

Këto janë hapësira të transformuara, me mbështetjen e prindërve dhe komuniuteteve, në ambiente të cilat pasqyrojnë mjediset bashkëkohore të punës.  Ky aktivitet i ndihmon gjithashtu edhe Ministrisë së Arsimit të lidhë shkollat me ndërmarrjet lokale të cilat u ofrojnë nxënësve të shkollave të mesme mundësi për të fituar përvojë pune dhe kryer praktika profesionale.

Cereminia e hapjes qe mbahet sot paraqet kulminacionin e aktivitetit të përbashkët me shkollën e mesme Xhevdet Doda dhe Komunën e Prishtinës për të krijuar një punëtori “makerspace” si pjesë të Qendrës për Karrierë dhe Ndërmarrësi të kësaj shkolle. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)