26 Nëntor 2020

Në shkollat e Gjilanit me COVID-19 janë 16 mësimdhënës, 15 nxënës dhe 4 punëtorë

Gjilan, 28 tetor - Në shkollat publike të Gjilanit aktualisht janë 35 raste punonjës, prej tyre 16 mësimdhënës, 15 nxënës, 1 punonjës i administratës së shkollave dhe 3 punëtorë teknik.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pas takimit me Komitetin e Emergjencave civile për parandalimin e përhapjes së Covid-19.

“Gjendja e tyre është pa simptoma të mëdha dhe në shtëpitë e tyre. Apeloj që t’i bartni maskat, t’i pastroni duart dhe ta ruani distancën mes vete. Jemi në sezonin e vjeshtës me pritje të frikshme, por me besim të madh që kemi me menaxhu drejtë. Kemi nenojë për lojalitet dhe soalidarite”, ka thnëë Haziri, në konferencën për media të së mërkurës.

Ai ka njoftuar se në Gjilan, brenda 8 muajve, janë ka realizuar 4678 testime për COVID-19, 1308 janë të infektuar në total, 1053 të shëruar, 48 vdekur, 207 raste aktive, të cilat po monitorohen 24 orë shtatë ditë, 13 të hospitalizuar dhe mostra në pritje për rezultat janë 137.

Ai ka apeluar qytetarët që mos shkojnë në Qendrën Regjionale të Shëndetit Publik për testim, pa simptoma dhe pa udhëzim të mjekut.

Haziri ka njoftuar në fund se deri në fund të muajit nëntor, regjioni do ta ketë edhe laboratorin për testim me metodën PCR.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 Nëntor 2020

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston drejtorin e Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Muhamet Malësiu dhe drejtorin e Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore Gani Berisha, nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi marrin pjesë në përurimin e kompletit te veprave të prof. Anton Çettës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës interviston Kryetarin i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 14:00)