25 Prill 2024

Në Rahovec fillon regjistrimi i nxënësve në klasat e dhjeta

Rahovec, 24 qershor - Në komunën e Rahovecit nga sot ka filluar regjistrimi i nxënësve në shkollat e mesme, në klasat e dhjeta, në 3 gjimnaze “12 Maji”, në fshatin Ratkoc, “Ukshin Hoti” në fshatin Krushë e Madhe dhe në 1 shkollë të mesme profesionale “Selajdin Mullabazi-Mici”. 

Këtë e ka bërë të ditur përmes konkursit që e ka publikuar Drejtoria Komunale e Arsimit në Rahovecit, të nënshkruar nga drejtori Avni Morina. 

Afati për paraqitjen e dokumenteve dhe shpalljen e rezultateve për gjimnaze dhe shkollën profesionale për vitin shkollor 2019/2020, behët në datat 24/25/26) Qershor 2019 në lokalet e shkollës amë, ku nxënësit dëshiron të regjistrohet duke filluar nga ora 8:00-16:00.

Sipas planifikimeve të tri shkollave të mesme, dhe një shkollë të mesme profesionale në klasat e dhjeta planifikohet të regjistrohen mbi 937 nxënës të ndarë në 31 paralele. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)