20 Prill 2024

Ndahen licencat për mësimdhënësit e rajonit të Gjilanit

Prishtinë, 16 maj - Zëvendësministri i Arsimit, njëherit edhe kryetar i Këshillit Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, Nehat Mustafa, i shoqëruar nga anëtarët e këtij këshilli: Ali Shabanaj, Agim Bërdyna dhe Igballe Krasniqi, ka marrë pjesë në ceremoninë solemne në Gjilan, ku simbolikisht janë ndarë licencat për mësimdhënësit e komunave të këtij rajoni.

Zv/ministri Mustafa theksoi se ky proces është filluar me Gjilanin, sepse gjatë këtij aktiviteteti, ky rajon ka treguar rezultatet më të mira gjatë procedimit të shënimeve sa i përket licencimit të mësimdhënësve.

“Për MAShT, nga viti 2008, licencimi i mësimdhënësve ka qenë njëri prej proceseve kryesore, për arsye se e kemi ditur se vetëm me anë të licencimit, jo vetëm që do ta forcojmë pozitën e mësimdhënësit në procesin arsimor, por edhe në aspektin juridik pozita e tij do të forcohet, sepse do të sigurohet ligjshmëria gjatë punës së tij”, tha ai, ndërsa shtoi se një mësimdhënës i licencuar përveq që do t’i marrë obligimet, të cilat i takojnë me proces të licencimit, do të ketë përparësi ndaj mësimdhënësve të cilët nuk kanë përvojë.

Para drejtorëve të drejtorive komunale të arsimit të rajonit të Gjilanit, dhe shumë drejtorëve të shkollave të këtij rajoni, zv/ministri Mustafa foli për katër komponentat e licencimit të mësimdhënësve, sidomos për vlerësimin e performancës së mësimdhënësve.

“Licencimi është mundësi për ngritje në karrierë, ku çdo mësimdhënësi do t’i jepet mundësia që të kalojë nga një shkallë në shkallën tjetër të licencës”, theksoi ai, ndërsa tha se Qeveria e Kosovës, respektivisht Ministria e Arsimit, është munduar të tregojë respekt për punën që ka bërë mësimdhënësi, duke tejkaluar ndonjëherë edhe kërkesat që i ka pasur Sindikata e Arsimit.

Gjatë ditëve në vijim, të 2573 licencat për mësimdhënësit e komunave që përfshihen në rajonin e Gjilanit do të ndahen përmes Drejtorive Komunale të Arsimit, respektivisht drejtorëve të shkollave.

Gjatë ditëve në vijim, licencat do të ndahen edhe për mësimdhënësit e gjashtë rajoneve tjera të Kosovës.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)