26 Shtator 2018

Ndahen certifikatat për studentët e UPZ-së, fitues në garën nacionale në lëndët juridike

Prizren, 12 janar - Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten në një ceremoni janë ndarë certifikatat për studentët e Fakultetit Juridik të cilët e kanë fituar garën nacionale në lëndët penale juridike nga universitetet publike të Kosovës. Kjo garë është organizuar nga NCSC në kuadër të programit “Kërko Drejtësi” të financuar nga Departamenti i Shtetit i SHBA-së.

Rektori i UPZ-së, Prof. Dr. Ramë Vataj, i falënderoi studentët fitues për përfaqësim dinjitoz të UPZ-së duke theksuar se fakti më i mirë që Universiteti i Prizreni ka kualitet është suksesi i juaj i treguar me këtë rast. “Jeni krenaria e UPZ-së”, është shpreh rektori Vataj, duke shtuar se studentët e UPZ-së po tregojnë suksese më të mira edhe në konkursin dhe studimet e nivelit mastar në Universitetin e Prishtinës.

Ndërkaq, Prorektori i UPZ-së, Prof. Dr. Kadri Kryeziu, theksoi se suksesi i studentëve në këtë garë ju ka siguruar atyre pjesëmarrjen edhe në Universitetin e Harwardit, duke i inkurajuar studentët që të vazhdojnë të përkushtohen në mësime.

Fjalën e mori edhe dekani i Fakultetit Juridik, Prof. Dr. Arif Rizaj dhe tha se ndihet krenar me arritjet e studentëve të fakultetit juridik dhe i falënderoi për përfaqësim dinjitoz.

Prof.Dr. Armend Podvorica, profesor i lëndëve penale në Fakultetin Juridik theksoi se ky është shembull që me punë arrihet gjithçka, duke shtuar studentët fitues të garës na jepin vullnet që të përkushtohemi edhe ne si profesor në punë.

Nga ana tjetër Edona Ahmetaj,  zyrtare ligjore në Programin Kërko Drejtësi theksoi se studentët e UPZ-së kanë qenë të mrekullueshëm në paraqitje, duke bërë të ditur se qëllimi ka qenë për t’i bërë bashkë studentët e të gjitha universiteteve publike për herë të parë.

Liridon Pnishi, student i dalluar i Fakultetit Juridik, pjesëmarrës në këtë garë, falënderoi profesorët e lëndëve penale, Armend Podvoricën, profesoreshën Adelina Raka dhe profesorin Hashim Qollaku për kontributin e dhënë në formësimin e tyre akademik. Pnishi tha se ky sukses është dëshmi se në UPZ ka cilësi. “Suksesi vjen vetëm me punë të palodhshme, mos pritni për mundësinë, por krijone siç e krijuam ne”, tha studenti Pnishi.

Në fund është bërë edhe simulimi i një seance gjyqësore nga studentët fitues.

Fitorja e studentëve të UPZ-së, është një dëshmi se UPZ është bërë konkurrent serioz me universitetet nacionale, ndërkaq në një të ardhme të afërt me punë do të jemi në konkurrencë serioze edhe me universitetet në regjion dhe më gjerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 shtator 2018  - Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë do ta bëjë hapjen e projektit të arsimit me titull 'Përkrahja e përafrimit përmes arsimit për demokraci dhe të mësuarit të gjuhëve'. (Hotel Swiss Diamond, ora 9:30)

- Mbahet aktiviteti i pranim-dorëzimit të donacionit të KFOR-it gjerman dhënë  FSK-së në vlerë prej 329.281.78 euro ku perfshihen 44 automjete dhe pajisje të tjera. (Kazerma 'Adem Jashari' në Prishtinë, ora 9:30)

-  IFC si anëtare e Grupit të Bankës Botërore dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë organizojn ceremoninë e nënshkrimit të Memorandum Mirëkuptimit. (Zyrat e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 9:30)

- Komuna e Prishtinës mban mbledhjen e katërt te Këshillit Komunal për Siguri në Bashkesi. (Ndërtesa e vjetër të Komunës, salla nr. 37, ora 10:00)

- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë prezanton projektin "Partneritetet e Bashkimit Evropian, Inovacionit dhe Mediave për aksion, bashkëpunim dhe transformim në Ballkanin Perëndimor".  (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Oda e Afarizmit të Kosovës organizon takimin e përbashkët me Autoritetin Kosovar të Konkurrencës. (Salla e konferencave Orion përballë Kino ABC, ora 10:00)

- Në kuadër të aktiviteteve të Javës Evropiane Sportive, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së aktiviteteve të organizuara nga Federata e Sporteve Universitare e Kosovës. (Palestra “1 Tetori’’ Prishtinë, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë 'Monitorimi i Agjencisë së Kosovës për Akreditim: Sa po e përmbush detyrën e saj në sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë?'. (Hoteli Sirius, ora 10:30)

- Hapet Panairi Rajonal të quajtur “Panairi i Gjilanit 2018”, me pjesëmarrjen e rreth 120 kompanive të Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Luginës së Preshevës dhe ​Turqisë. (Sheshi i qytetit të Gjilanit, ora 11:00)

- Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, dhe Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruari O’Conoll nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen e rishikimit funksional të sektorit të sundimit të ligjit. (Ndërtesën e Qeverisë, Ish-Rilindja, kati i 9-të, ora 11:00)

- Let's Do It Kosova organizon aksionin për të pastruar sërish te stadiumi "Fadil Vokrri".  (Zona tek stadiumi 'Fadil Vokrri', ora 11:00)

-  Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të mbajmë një konferencë të jashtëzakonshme për media. (Para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa në të cilën do të behët shqyrtimi i Propozimit të Komisionit për Përzgjedhje te anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 13:00)

- Kryetari i Kuvendit te Kosovës do të vizitoj kompanine NewCo ferronikeli në Drenas. (Fabrika e Feronikellit në Drenas, ora 13:00)

- Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Dukagjin mban protestë. (Pallati i Drejtësisë, ora 13:00)

- Grupi EUNIC në Prishtinë, i cili bashkon përfaqësitë diplomatike dhe qendrat kulturore të Austrisë, Gjermanisë, Francës, Hungarisë, Italisë dhe Luksemburgut, shënon Ditën Evropiane të Gjuhëve. (Qendra Informative dhe Kulturore të BE-së, ora 16:00)

- Shfaqet premiera e koreodramës “KUMT”, të autorit, Gjergj Prevazi. (Teatri Kombëtar i Kosovës, ora 20:00)